'Tani po flas unë', momenti kur ish-presidenti Barack Obama debaton me një burrë gjatë fushatës në Detroit(VIDEO)
Obama SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, u përball me një sulmues gjatë një mitingu të fushatës në Detro...
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti e cila shpjegoi se autori i dyshuar do të mbetet në paraburgim deri më 29 nëntor ndërkohë që hetimet vijojnë.
KOSOVË- Gjykata Themelore në Pejë, me kërkesë të prokurorisë, ka lënë për një muaj në paraburgim Flori Beqirajt, i dyshuar për sulm seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti e cila shpjegoi se autori i dyshuar do të mbetet në paraburgim deri më 29 nëntor ndërkohë që hetimet vijojnë.
“Lidhur me pyetjen e parashtruar nga ana juaj, ju njoftoj se Gjykata duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë ka vazhduar masën e paraburgimit deri me datë 29.11.2022”, tha Zhuti.
Alpinistja e njohur Mrika Nikqi ka publikuar në Facebook një video, ku shihet teksa sulmohet seksualisht nga Flori Beqiraj ndërkohë që shumë njerëz të pranishëm nuk kanë reaguar.
“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës. Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt”, kishte njoftuar alpinistja.
Mrika Nikqi, është alpiniste e re, e cila bashkë me të atin në vitin 2019 realizoi me sukses misionin e ngjitjes në shtatë majat më të larta në shtatë kontinentet e botës. Ajo është vajza më e re në botë që ka ngjitur shtatë maja ende pa i mbushur 18 vjet.
Obama SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, u përball me një sulmues gjatë një mitingu të fushatës në Detro...
Ariana Grande SHBA- Ariana Grande është një nga këngëtaret më të suksesshme sot, karriera e së cilës filloi ku...
Ukraine UKRAINË-Raportet për sulme po vazhdojnë të dalin në Ukrainë, me ato në Kiev, Kharkiv dhe Zaporizhzhia që ko...
Luis Inacio "Lula" da Silva BRAZIL- Luis Inacio Lula da Silva u zotua të dielën mbrëma, pas fitores së tij të ngushtë në...
Andrej Babis ÇEKI- Biznesmeni miliarder çek dhe ish-kryeministri Andrej Babis, i cili po hetohet për mashtrim me qël...
Partite shqiptare MAQEDONIA E VERIUT- Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, BDI, Alternativa dhe Besa janë të gjitha pro heqje...
Pamje nga ura INDI- Thellohet bilanci i viktimave që humbën jetën nga shembja e urës në Indi. Në media po qarkullojnë pa...
Foto ilustruese PRISHTINË- Nëse SHBA-ja dhe BE-ja nuk i bëjnë më shumë presion kryeministrit të Kosovës,...
Lufta Kievi dhe disa rajone tjera ukrainase janë përballur sërish me sulme ruse, kanë thënë të hënën zyrtar&eu...
Foto ilustruese Presidentja e Shërbimit gjerman të Kundërzbulimit Ushtarak (MAD), Martina Rosenberg, paralajmëroi për rritjen e ak...