Bota

Zgjedhjet presidenciale në Çeki, ish-kryeministri Babis, nën hetim për mashtrim, shpall kandidaturën

Themeluesi dhe kryetari i partisë së qendrës ANO është aktualisht deputet. Ish-kreu i qeverisë (2017-2021) po përballet me akuza për përfshirjen e tij të dyshuar në mashtrim për të siguruar dy milionë dollarë subvencione evropiane.

31 Tetor 2022, 09:20 Nga d.a.
Zgjedhjet presidenciale në Çeki, ish-kryeministri Babis, nën
Andrej Babis

ÇEKI- Biznesmeni miliarder çek dhe ish-kryeministri Andrej Babis, i cili po hetohet për mashtrim me qëllim sigurimin e subvencioneve evropiane, njoftoi të dielën synimin e tij për të kandiduar për zgjedhjet presidenciale të janarit.

"Sondazhet nuk më japin shumë mundësi, por unë jam një luftëtar," tha politikani 68-vjeçar me origjinë sllovake, pronari i pasurisë së pestë më të madhe në Republikën Çeke.

Themeluesi dhe kryetari i partisë së qendrës ANO është aktualisht deputet. Ish-kreu i qeverisë (2017-2021) po përballet me akuza për përfshirjen e tij të dyshuar në mashtrim për të siguruar dy milionë dollarë subvencione evropiane.

Ai pritej nga shumë vëzhgues të shpallte kandidaturën e tij për president prej muajsh. Babis akuzohet se ka tërhequr në vitin 2007 një fermë në jug të Pragës nga grupi i tij, Agrofert (ushqim, kimikate, media), në mënyrë që të kualifikohej për një subvencion evropian të destinuar për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Kryeministri aktual Petr Fiala, i cili pasoi Andrej Babis në fund të vitit të kaluar, gjykoi përmes Twitter se paraardhësi i tij me këtë emërim nuk kërkon asgjë më shumë se të sigurojë imunitet ligjor. 

"Në vendet demokratike, çdo politikan jep dorëheqjen kur akuzohet, por Andrej Babis kërkon imunitet në kështjellë," komentoi Fiala duke iu referuar Kështjellës së Pragës, selia e institucioneve qeveritare çeke.

Sipas një sondazhi të institutit Stem/Mark rreth një muaj më parë, 23% synojnë të votojnë për Petr Pavel, ndërsa Babis vjen i dyti, me 17%, në këtë sondazh.

Zgjedhjet presidenciale në Çeki do të mbahen më 13-14 janar. Nëse, siç mendohet, nevojitet një raund i dytë, ai do të mbahet dy javë më vonë. Kreu i shtetit në largim Milos Zeman shkon drejt fundit të mandatit të tij të dytë dhe të fundit si president në mars. Ai nuk ka të drejtë të kandodijë sërish. Në Republikën Çeke, presidenti ka kryesisht detyra ceremoniale, por zyra ka shumë prestigj.

andrej babis zgjedhjet ne ceki petr fiala

Sondazh

Poll