Aktualitet

PROFIL- Kush është Briken Sanaj, 39-vjeçari nga Lezha kishte 2 emra. PISTA ku dyshohet, pse e ekzekutuan sot

39-vjeçari Briken Sanaj prej një viti ishte rezident te kompleksi i banesave te “Kodra e Diellit”, por që pavarësisht emrit në dokumenta, rojet private të këtij kompleksi e njihnin me emrin Anton Gjini.

31 Tetor 2022, 00:25 Nga k.m.
PROFIL- Kush është Briken Sanaj, 39-vjeçari nga Lezha kishte 2
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Dosja.al ka zbuluar detaje lidhur me jetën e 39-vjeçarit që u ekzekutua sot në zonën e njohur si Kodra e Diellit në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 39-vjeçari Briken Sanaj prej një viti ishte rezident te kompleksi i banesave te “Kodra e Diellit”, por që pavarësisht emrit në dokumenta, rojet private të këtij kompleksi e njihnin me emrin Anton Gjini.

Po të njëjtat burime, raportojnë për Dosja.al se i riu ka pasur edhe një emër tjetër. E njihnin si Skerdi, e deri para pak kohësh jetonte në Itali së bashku me gruan dhe 2 fëmijët e tij. Por ishte kthyer së fundmi. Deri më tani, raportohet se në të shkuarën viktima ka plagosur një person, ndaj dhe sot është qëlluar. Për hakmarrje.

Megjithatë Policia ende nuk ka nxjerrë një version zyrtar lidhur me të shkuarën e viktimës, që sot duket se i ka kushtuar jetën. Edhe pse burimet raportojnë se mund të bëhet fjalë për hakmarrje, nuk përjashtohen pista të tjera. Aktualisht, Policia ka shoqëruar në Komisariat dy miqtë e tij që kanë dëshmuar gjithçka, ndërsa janë vënë në kërkim të autorëve. 

briken sanaj vritet briken sanaj

Sondazh

Poll