Aktualitet

Sa la gruan tek parkingu...Si u ekzekutua Briken Sanaj, takoi dy shokët tek "Globi", para tyre e qëlluan për vdekje (DINAMIKA)

E gjitha ka ndodhur fill pasi 39-vjeçari ka parkuar mjetin e tij, pasi u kthye në banesë bashkë me gruan.

31 Tetor 2022, 00:13 Nga k.m.
Sa la gruan tek parkingu...Si u ekzekutua Briken Sanaj, takoi dy shokët tek
Foto ilustruese

TIRANË- Dosja.al ka rindërtuar dinamikën e vrasjes së ndodhur në Tiranë, tek zona e Kodrës së Diellit. Nga informacionet e mbledhura deri më tani në terren, Briken Sanaj është qëlluar në sy të shokëve të tij. E gjitha ka ndodhur fill pasi 39-vjeçari ka parkuar mjetin e tij, pasi u kthye në banesë bashkë me gruan.

Pasi mbylli derën, shkoi deri tek zona e Globe, për të takuar dy miq të tij. Kur pikërisht në atë moment, ka thyer traun mjeti tip Audi. Nga dritarja është nxjerrë një kallashkinov dhe është shtënë ndaj 39-vjeçarit, i cili plumbat i ka marrë në fytyrë. Kanë qenë pikërisht dy miqtë e tij, të cilët dëshmuan të gjithë skenën ata që e dërguan në spital.

Por fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të marrë dhe ndërroi jetë gjatë rrugës. Pas ngjarjes, Policia ka shoqëruar dy miqtë e tij, duke i marrë në pyetje lidhu me ngjarjen dhe nëse kanë pikasur ndonjë detaj nga atentatorët. Ndërkohë që një makinë që digjet është gjetur në Qafë Kashar. Veçse kjo është e markës "Benz". Dyshohet se është përdorur nga atentatorët, por ende nuk është e konfirmuar.

briken sanaj vritet briken sanaj

Sondazh

Poll