Aktualitet

Pas disa orësh pritje, normalizohet situata në pikën Kufitare në Kapshticë

Policia sqaron se pala greke punonte vetëm me dy sportele duke krijuar kështu radhë në dalje të Shqipërisë, por pas kontaktit me ta, gjithçka është zgjidhur.

30 Tetor 2022, 22:38 Nga k.m.
Pas disa orësh pritje, normalizohet situata në pikën Kufitare
Foto ilustruese

TIRANË- Policia kufitare ka reaguar pas fluksit të shtuar të automjeteve në doganën e Kapshticës. Në një njoftim për mediat, Policia sqaron se pala greke punonte vetëm me dy sportele duke krijuar kështu radhë në dalje të Shqipërisë, por pas kontaktit me ta, gjithçka është zgjidhur. Sipas tyre, tanimë situata është kthyer në normalitet.

Sqarim i Policisë Kufitare Kapshticë

Gjatë pasdites së sotme në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ka pasur fluks të shtuar të lëvizjes. Për shkak se dogana në palën greke punonte me dy sportele u krijuan radhë në dalje të Republikës së Shqipërisë. Policia Kufitare e Kapshticës menjëherë mori takim me homologët në doganën greke të cilët pas takimit shtuan sportelet dhe aplikuan procedurën e përshpejtuar.

Falë masave të marra lëvizja ka qenë e njëtrajtshme nga të dyja anët e kufirit duke eleminuar radhët e krijuara. Aktualisht në këtë pikë kalimi nuk ka radhë dhe lëvizja paraqitet normale.

radhe ne kapshtice

Sondazh

Poll