Aktualitet

“Ai ka vdekur për mua”, nëna e shqiptarit që përdhunoi një grua flet për mediat greke: Ç'e dua një fëmijë të tillë

Nëna e tij foli për ERT për dhunën dhe abuzimin që pësoi nga djali i saj, duke e mohuar si fëmijë.

30 Tetor 2022, 22:40 Nga k.m.

“Ai ka vdekur për mua”, nëna e shqiptarit që

GREQI- Autoritetet policore janë vënë në gjurmët e 45-vjeçarit Spartak Dyrmishi që përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi të sulmonte një tjetër, e që dyshohet se u arratis në Shqipëri. Nëna e tij foli për ERT për dhunën dhe abuzimin që pësoi nga djali i saj, duke e mohuar si fëmijë.

“Nuk e dua një fëmijë të tillë. Ai ka vdekur për mua. Nuk mundem. E ndjej se ka vdekur. Unë nuk e dua atë. Unë jam 70 vjeç. Unë them do marr pension, po ai më merrte lekët. Ai pi puro, pi birra, policia erdhi këtu, gjeti një cigare hashash. Nuk e dua një fëmijë të tillë,”- shtoi nëna e 45-vjeçarit.

Sipas dëshmitarëve të lagjes, ai shpesh kishte shpërthime të dhunshme ndaj të ëmës, madje, Policia është thirrur disa herë në vendngjarje, pasi fqinjët dëgjuan britmat e saj dhe thirrën efektivët. Dje, autoritetet greke kanë identifikuar burrin që përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi të sulmonte një grua tjetër. Sipas mediave greke, autori ndodhet në qytetin e Vlorës dhe fshihet, ndërkohë që deri më tani raportohet se për kapjen e tij ka një mobilizim të madh nga forcat e Policisë së Shtetit.

spartak dyrmishi

Sondazh

Poll