Politike

Berisha poston foton e Ramës dhe Lukashenkos: Diktatorë e autokratë që imitojnë e duan njëri-tjetrin

Sipas kryedemokratit këto foto dëshmojnë qartë ngjashmërinë mes liderve, të cilët i quan diktatorë dhe autokratë.

30 Tetor 2022, 10:46 Nga e.k
Berisha poston foton e Ramës dhe Lukashenkos: Diktatorë e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar në Facebook një foto të kryeministrit Edi Rama, i cili shfaqet me një sfurk në dorë gjatë takimeve që zhvilloi ditën e djeshme në Dibër dhe krah saj një foto të liderit Bjellorus Aleksandër Lukashenko. Sipas Berishës këto foto tregojnë dhe ngjashmërinë e dy liderëve.

"Diktatorë e autokratë imitojnë dhe duan njëri-tjetrin! sb", shkruan Berisha.

Berisha poston foton e Ramës dhe Lukashenkos: Diktatorë e
Edi Rama dhe Aleksandër Lukashenko

Në foto shihet kryeministri Edi Rama, i cili pozoi ditën e djeshme me një sfurk në dorë në një bashkëbisedim që pati me bujqit e zonës së Dibrës. Ndërkohë në foton tjetër shihet lideri bjellorus Aleksandër Lukashenko duke korrur barin. Sipas kryedemokratit këto foto dëshmojnë qartë ngjashmërinë mes liderve, të cilët i quan diktatorë dhe autokratë.

POSTIMI I SALI BERISHËS:

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 29 Tetor 2022, 17:48 F.M

BE ngrin rreth 17 miliardë euro asete ruse

Didier Reynders BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro, që kur Moska pushtoi Kievin në sh...