Politike

Protesta e pedagogëve, Berisha: Misioni vazhdon i pamposhtur

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se misioni i arsimtarëve vazhdon i pamposhtur.

30 Tetor 2022, 10:05 Nga I.A
Protesta e pedagogëve, Berisha: Misioni vazhdon i pamposhtur
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë ftesë të qytetarëve që t'i bashkohen protestës së pedagogëve ditën e nesërme. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se misioni i arsimtarëve vazhdon i pamposhtur. Po ashtu ai ka shtuar se të gjithë duhet të dalin në protestë. 

Postimi i Plotë:

Vazhdon, i pamposhtur, bojkoti dhe protesta kombëtare e universiteteve. Të gjithë në protestë! sb

Sindikata e Pedagogëve dhe Sindikata e Punonjësve të Universiteteve prej më shumë se dy javësh kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste për moszgjidhjen e kërkesave të tyre drejtuar ministrisë së Arsimit dhe qeverisë. 16 tetori do të niste me bojkot, i cili do të vijojë të paktën deri të premten. Ata kërkojnë nga ministria e Arsimit dhe qeveria rritjen me 30% të pagave këtë vit dhe 20% vitin që vjen ndërkohë që kërkojnë më shumë financime sa i përket kërkimeve shkencore. Kryeministri i është përgjigjur protestës së tyre dhe ka ofruar zgjidhjen e tij duke ofruar rritjen me 15% të pagave ku 8 % do mbulohej nga shteti dhe 7% nga universitetet. Kjo u refuzua nga ata.

sali berisha proesta e pedagogeve

Sondazh

Poll

Politike 29 Tetor 2022, 17:48 F.M

BE ngrin rreth 17 miliardë euro asete ruse

Didier Reynders BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro, që kur Moska pushtoi Kievin në sh...