Aktualitet

Shoqata: Shteti të na subvencionojë ose do rrisim çmimin e biletës për transportin urban

Ai shtoi se çmimi i biletës së urbanit do të shkojë në 70-80 lekë. 

29 Tetor 2022, 18:18 Nga F.M
Shoqata: Shteti të na subvencionojë ose do rrisim çmimin e
Dashnor Memaj

TIRANË- Dashnor Memaj, nga Shoqata e Transportit, deklaroi se nëse nuk do të ketë subvencion afatgjatë dhe mbështetje financiare nga shteti, çmimi i biletës për transportin urban do të rritet. I ftuar në studion e Euroneës, Memaj u shpreh se subvencioni mbaron më 1 nëntor dhe se ende nuk dihet se çfarë do të bëhet në vazhdim. Ai shtoi se çmimi i biletës së urbanit do të shkojë në 70-80 lekë. 

“Për ta sqaruar, për ta thënë këtë çështjen e biletave të transportit, pyetja ishte më ndryshe në atë që ne konkretizuam se çfarë duhet të bëhet me sektorin e transportit, në momentin që nuk ka subvencion dhe nuk ka një suport financiar nga shteti. Në momentin që nuk do të ketë një subvencion dhe suport afatgjatë nga shteti, për të mirëmbajtur këtë sektor, për të qëndruar në këmbë, për të pasur një shërbim transporti, natyrisht, nevojitet një biletë 70-80 lekë. Ne, aktualisht jemi në fazën në të cilën kërkojmë bisedime, për të arritur ose për të konkretizuar se çfarë do të bëhet me sektorin e transportit dhe të vazhdojë subvencioni. Më 1 nëntor, subvencioni mbaron dhe ne nuk dimë se çfarë do të bëhet, pavarësisht se çmimi i naftës është në po të njëjtin nivel ose më lartë,"- tha Memaj. 

dashnor memaj

Sondazh

Poll