Politike

Meta: Garantojmë hapjen e tregut kundër monopolizimit, konfiskojmë asetet e krijuara nga krimi

Meta u shpreh se Partia e Lirisë do të konfiskojë asetet e krijuara nëpërmjet veprimtarive korruptive dhe kriminale.

29 Tetor 2022, 12:11 Nga A.B
Meta: Garantojmë hapjen e tregut kundër monopolizimit,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se partia e tij do të garantojë hapjen e tregut kundër monopolizimit. Në Kongresin e Partisë së Lirisë, Meta u shpreh se Partia e Lirisë do të garantojë realisht hapjen e tregut kundër monopolizimit dhe oligopolizimit aktual të tij, për krijimin e një ekonomie konkuruese dhe mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimi me çmimet. Po ashtu, ai shtoi se PL do të konfiskojë asetet e krijuara nëpërmjet veprimtarive korruptive dhe kriminale.

'Ne do të thyjmë monopolet për të çliruar ekonominë, sipermarrjen dhe tregun e lire, për të rritur konkurencen dhe thithur investimet e huaja. Ne do ti japim fund koncesioneve korruptive të inceneratoreve apo cdo kontrate tjeter që fut dorën në arkën e shtetit për ta përvetësuar ne xhepin e vet.

Partia e Lirisë do të garantojë realisht hapjen e tregut kundër monopolizimit dhe oligopolizimit aktual të tij, për krijimin e një ekonomie konkuruese dhe mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimi me çmimet. Do të konfiskojmë asetet e krijuara nëpërmjet veprimtarive korruptive dhe kriminale, si inceneratorët dhe të tjera si këto, e me këto para do të mbështesim financiarisht arsimin, punësimin e rinisë dhe familjet e reja.'- tha Meta.

ilir meta konventa e partise se lirise

Sondazh

Poll