Aktualitet

Sherri me 3 të plagosur në Përmet, arrestohet babai, shpallet në kërkim djali i tij

Babë e bir, të dy banues në Përmet, akuzohen për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike”.

29 Tetor 2022, 13:39 Nga A.B
Sherri me 3 të plagosur në Përmet, arrestohet babai, shpallet
Sekuestrimet

PËRMET- Një konflikt me sende të forta ka çuar në pranga autorin e dyshuar të identifikuar si K.N., 48 vjeç, ndërsa i biri J.N., 25 vjeç është shpallur në kërkim. Ditën e djeshme, të dy kanë goditur me leva 3 persona të identifikuar me incialet Dh. Xh., K. Xh. dhe E. A., të cilëve iu kanë shkaktuar dëme të rënda. Në pranga ka rënë dhe një tjetër, Gj. B., 45 vjeç i cili ndihmoi autorin e dyshuar, për t’u larguar nga vendngjarja, me automjetin e tij. Të arrestuarve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 15 700 euro, 1753 dollarë, shuma të tjera parash në valuta të ndryshme, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 aparate celulare.

Babë e bir, të dy banues në Përmet, akuzohen për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditën me sende të forta, 3 shtetas, duke iu shkaktuar dëmtime të rënda, vihet menjëherë në pranga, njëri nga autorët e dyshuar, shpallet në kërkim djali i tij. Arrestohet edhe një shtetas tjetër i cili ndihmoi autorin e dyshuar të arrestuar, për t’u larguar nga vendngjarja, me automjetin e tij. Të arrestuarve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 15 700 euro, 1753 dollarë, shuma të tjera parash në valuta të ndryshme, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 aparate celulare. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit në vendin e quajtur "Agjencia", Përmet, u konfliktuan me sende të forta, shtetasit K. N. dhe J. N. (babë e bir) me shtetasit Dh. Xh., K. XH. dhe E. A. dhe për pasojë u dëmtuan shtetasit Dh. Xh., K. Xh. dhe E. A., ju bëjmë me dije se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 48 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin J. N., 25 vjeç (djali i shtetasit K. N.), të dy banues në Përmet, për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Gj. B., 45 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi pas ngjarjes, ka ndihmuar shtetasin K. N., për t’u larguar nga vendngjarja, me automjetin e tij. Shtetasit K. N. dhe Gj. B., në momentin e ndalimit, kanë kundështuar me forcë punonjësit e Policisë. Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit J. N. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

sherr ne perme permet

Sondazh

Poll