Bota

Shtyhet vizita e Von der Leyen në Mal të Zi, avioni nuk mund të ngrihet nga Beogradi për shkak të mjegullës

Qendra informative e BE-së njoftoi më herët sot se mbërritja e von der Leyen në Mal të Zi u shty për shkak të mjegullës në aeroportin e Beogradit.

29 Tetor 2022, 12:16 Nga d.a.

Shtyhet vizita e Von der Leyen në Mal të Zi, avioni nuk mund të


Von der Leyen

MAL I ZI- Është shtyrë vizita e Presidentes së Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen në Mal të Zi, bëhet e ditur nga Qendra Informative e BE-së.

Sipas mediave vendase, qendra informative e BE-së njoftoi më herët sot se mbërritja e von der Leyen në Mal të Zi u shty për shkak të mjegullës në aeroportin e Beogradit.

“Vizita e sotme e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Mal të Zi, për fat të keq do të duhet të shtyhet për një datë tjetër, sepse për shkak të kushteve atmosferike, avioni i delegacionit nuk mund të ngrihet nga aeroporti i Beogradit. Vizita do të jetë organizuar në një datë të re që do të bihet dakord reciprokisht”, thuhet në deklaratë.

Dje, von der Leyen ishte në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH) dhe Serbi, ndërsa sot ishte menduar të ishte në Mal të Zi, si pjesë e një vizite rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Ajo duhej të takohej në Villa Goricë me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe pas takimit do të mbahej një konferencë e përbashkët për media. Presidentja e KE-së më pas ishte parashikuar që të takohej dhe me kryeministrin në detyrë Dritan Abazoviç.

Mali i Zi do të marrë mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian për tejkalimin e krizës së pritshme energjetike dhe kjo është arsyeja kryesore e vizitës së Von der Leyen.

turi i von der leyen ne ballkan

Sondazh

Poll