Bota

Gazetarja ruse Svetlana Babayeva vritet gjatë të shtënave në një terret stërvitor në Krime

Babayeva ishte drejtuese e zyrës së grupit shtetëror mediatik Rossiya Segodnya në Simferopol, qyteti i dytë më i madh në Gadishullin e Krimesë.  Nuk u dhanë detaje të mëtejshme për vrasjen e saj, por zyrtarët e nderuan atë në mediat sociale. 

29 Tetor 2022, 12:10 Nga d.a.
Gazetarja ruse Svetlana Babayeva vritet gjatë të shtënave në
Svetlana Babayeva

RUSI- Gazetarja ruse Svetlana Babayeva, e cila punonte për një media kryesore të mbështetur nga Kremlini, u vra nga një plumb endacak gjatë stërvitjes së të shtënave në një terren stërvitor ushtarak.

Sipas Skynews, Babayeva ishte drejtuese e zyrës së grupit shtetëror mediatik Rossiya Segodnya në Simferopol, qyteti i dytë më i madh në Gadishullin e Krimesë.  Nuk u dhanë detaje të mëtejshme për vrasjen e saj, por zyrtarët e nderuan atë në mediat sociale. 

"Të dua shumë, Sveta"-shkroi në faqe ne saj në Telegram zëdhënësja e Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Guvernatori rus i Krimesë, i cili u aneksua në vitin 2014, tha se vdekja e saj ishte një humbje e pakthyeshme. Ndërkohë, kreu i rajonit Kherson të Ukrainës, i instaluar nga Rusia, Vladimir Saldo, tha se Svetlana bëri shumë për të përcjellë te publiku të vërtetën për atë që po ndodh në rajonin Kherson.

Ukraina ka sanksionuar grupin mediatik Rossiya Segodyna, duke e përshkruar atë si "propagandë". Babayeva ka qenë më parë shefe e zyrës për RIA Novosti në MB dhe SHBA, dhe redaktore e faqes së internetit Gazeta.Ru.

svetlana babayeva vdes gazetarja ruse maria zakharova

Sondazh

Poll