Bota

REL: A do ta çonin tubacionet e reja naftën ruse në Serbi?

Gjermania dhe Polonia pritet t’i ndërpresin furnizimet me naftë ruse nga ky tubacion deri në fund të këtij viti. Megjithatë, për Hungarinë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke u bënë përjashtime të përkohshme, në mënyrë që këto vende të kenë më shumë kohë për të zvogëluar varësinë e tyre nga Rusia.

29 Tetor 2022, 11:45 Nga d.a.

REL: A do ta çonin tubacionet e reja naftën ruse në Serbi?

SERBI- Edhe pasi cisternat me naftë ruse të mos lejohen më në BE, kjo naftë do të vazhdojë të arrijë në disa vende evropiane përmes tubacionit Druzhba.

Gjermania dhe Polonia pritet t’i ndërpresin furnizimet me naftë ruse nga ky tubacion deri në fund të këtij viti. Megjithatë, për Hungarinë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke u bënë përjashtime të përkohshme, në mënyrë që këto vende të kenë më shumë kohë për të zvogëluar varësinë e tyre nga Rusia.

Siç u përmend edhe më lart, Serbia është gjithashtu e varur nga burimet ruse. Për rrjedhojë, ky vend intensifikoi së voni bashkëpunimin energjetik me Hungarinë. Në qershor, për shembull, dy vendet nënshkruan një marrëveshje, e cila i jep Serbisë hapësirë shtesë për ruajtjen e gazit.

Hungaria, po ashtu, tha se është e gatshme ta ndihmojë Serbinë me furnizime me gaz, nëse ka nevojë.

Më 10 tetor, dy vendet vendosën ta çojnë bashkëpunimin në një nivel tjetër. Ato ranë dakord për ndërtimin e një segmenti të ri në tubacionin Druzhba, që do t’i siguronte Serbisë naftë ruse./REL/

marredheniet serbi-rusi tubacionet ruse

Sondazh

Poll