Bota

'Ballkani i Hapur', Osmani: Maqedonia e Veriut nuk ndërton interesa në dëm të Kosovës

Lidhur me Kosovën në këtë iniciativë, Osmani shtoi se Maqedonia e Veriut ka miqësi e partneritet me Kosovën, që nuk do të ndërtojë interesa në dëm të interesave të Kosovës, as edhe ndonjë vendi tjetër.

29 Tetor 2022, 10:52 Nga d.a.
'Ballkani i Hapur', Osmani: Maqedonia  e Veriut nuk ndërton
Bujar Osmani

MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në një intervistë për RTK-në foli edhe për "Procesin e Berlinit" dhe për nismën "Ballkani i Hapur". Ai tha se "Procesi i Berlinit" është i rëndësishëm, sepse rikthehet fokusi gjerman tek rajoni, që është i rëndësishëm për ne.

“Procesi i Berlinit për Maqedoninë e Veriut është i rëndësishëm për dy arsye: një, sepse është  për një treg të përbashkët dhe  e dyta, marrëveshja për lëvizje të lirë. Kjo ishte nismë e Maqedonisë së Veriut e tani po zbatohet në tregun e përbashkët rajonal, që është edhe qëllimi i Procesit të Berlinit”, tha ai.

Osmani "Procesin e Berlinit" e konsideron si nismë ”ombrellë”, si epiqendër e çdo nisme tjetër.

”Procesi i Berlinit krahasuar me Ballkanin e Hapur, për Osmanin është se Procesi i Berlinit është epiqendër për nismat rajonale, kurse Ballkani i Hapur është nismë autoktone e rajonit, kjo nuk do të thotë se janë kundër njëra- tjetrës, por komplementojnë njëra- tjetrën”, tha Osmani në intervistën dhënë RTK-së.

Për Osmanin, këto nisma as nuk krahasohen mes veti, ngase, sipas tij, Procesi i Berlinit është i plotë, është BE aty, ka trupa ekzekutivë, ka fonde të veta, ka edhe shumë gjëra tjera, ndërkohë që Ballkani i Hapur, thotë ai, është nismë në tentativë, nismë rajonale për bashkëpunim.

Ndërsa, sa i përket Serbisë, rolin e saj në Ballkanin e Hapur, Osmani theksoi se Serbia bashkëpunon me dy vende të NATO-s, që është më mirë, sesa të bashkëpunojë me vendet tjera.

Lidhur me Kosovën në këtë iniciativë, Osmani shtoi se Maqedonia e Veriut ka miqësi e partneritet me Kosovën, që nuk do të ndërtojë interesa në dëm të interesave të Kosovës, as edhe ndonjë vendi tjetër.

”Parimi ynë është që ne nuk ndërtojmë interesin tonë në dëm të interesit të Kosovës. Mendoj se vendet e vogla duhet të shfrytëzojnë çdo platformë për të shprehur interesat e veta”, deklaroi në fund ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Lidhur me gjendjen e tanishme në rajon, në dialogun mes Kosovës e Serbisë, për targat, që tani është aktuale, ministri Osmani theksoi se "status quo-ja nuk është në interes as të Kosovës e as të Serbisë, ndaj duhet shfrytëzuar kjo situatë që të mos bien pre e çfarëdo eskalimi të situatës, sepse  është në interes për keqpërdorime të qendrave të tjera".  

Ndërsa  lidhur me gjetjen e zgjidhjes së situatës së tanishme, Osmani shtoi se "në situatën aktuale në rajon, mes  Kosovës e Serbisë, veçmas tani për marrëveshjen për targat, si dhe në  zbatimin e pushtetit në tërë territorin e saj, Kosova duhet patur kujdes, se tani është një kohë që kërkon maturi në gjetjen e zgjidhjes, që nuk do të lejonte hapësirë pë vendet e treta."

Osmani: Synim i Maqedonisë së Veriut, anëtarësimi në BE deri në vitin 2030

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në një intervistë për RTK-në, foli për aktualitetin dhe gjendjen e politikës së jashtme të këtij vendi, në kontekst të agjendës së intensifikuar për anëtarësim në BE deri në vitin 2030.

“Hapja e negociatave ishte një hap historik, ishte rrugëtim i gjatë, anëtarësimin në BE kemi nisur disa muaj para Kroacisë, ndërsa ajo tani është anëtare në BE” , tha Osmani.

Ai tha se ishin disa vende që na bllokuan rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut, duke shkaktuar pengesa, si vetoja greke e bullgare, etj,

“Tani kemi adoptuar dinamikat tona drejt anëtarësimit, në fazën e ”skringut” për të parë se ku jemi dhe ku do të arrijmë. Derisa ishim në bllokadë nga Greqia e Bullgaria ne kemi simuluar proceset dhe kemi hapur kapituj dhe kemi përfunduar gati 45 për qind të punëve, duke na dhënë epërsi drejt anëtarësimit në BE”, tha Osmani

Sipas tij, Maqedonia e Veriut tani ka marrë kahje të pakthyeshme me përpjeket për luftën kundër korrupsionit dhe kapituj tjerë, si, fjala vjen, për ambientin etj.

“Nuk mund të paragjykojmë se do të ndodhë anëtarësimin brenda 8 vjetësh, por kujtoj se do ta arrijmë. Jo rastësisht kemi vendosur vitin 2030, viti ku mund të jemi gati për anëtarësim në BE”, tha Osmani./RTK/

bujar osmani open ballkan ne tirane procesi i berlinit

Sondazh

Poll