Bota

U burgos për 38 vite padrejtësisht! Analiza e ADN-së liron 69-vjeçarin, Wydermyer: Dua të shijoj jetën

Por provat e reja të ADN-së treguan se ai nuk ishte personi që kreu krimin. Prokurori i Qarkut të LA, George Gascón e përshkroi dënimin e tij si një "padrejtësi të tmerrshme".

29 Tetor 2022, 10:23 Nga A.B
U burgos për 38 vite padrejtësisht! Analiza e ADN-së liron
Maurice Hastings

SHBA- Maurice Hastings kaloi gati katër dekada në burg për vrasje mirëpo është liruar pas një analize ADN. Hastings kreu më shumë se 38 vjet burg për vrasjen e Roberta Wydermyer në 1983 në Kaliforni dhe dy tentativa për vrasje.

Por provat e reja të ADN-së treguan se ai nuk ishte personi që kreu krimin. Prokurori i Qarkut të LA, George Gascón e përshkroi dënimin e tij si një "padrejtësi të tmerrshme".

“Sistemi i drejtësisë nuk është i përsosur dhe kur mësojmë për prova të reja që na bëjnë të humbasim besimin në një dënim, është detyrimi ynë që të veprojmë me shpejtësi”, shtoi ai në një deklaratë.

Roberta Wydermyer u gjet në bagazhin e makinës së saj me një plagë me armë zjarri në kokë në vitin 1983. Ajo më parë ishte sulmuar seksualisht. Hastings u akuzua më pas për vrasje dhe prokurorët kërkuan dënimin me vdekje.

Më pas, një juri e dytë e dënoi atë në 1988 me burgim të përjetshëm shtetëror pa mundësinë e lirimit me kusht.

Profili i ADN-së përputhej me një burrë që ishte dënuar për një rrëmbim të armatosur ku ai vendosi viktimën e tij femër në një bagazh të një automjeti.

Hastings u tha gazetarëve se nuk ishte i mërzitur dhe donte të shijonte pjesën tjetër të jetës së tij.

"Jam lutur për shumë vite që kjo ditë të vinte," citoi Associated Press të thoshte Hastings. "Unë nuk po tregoj gishtin, nuk po qëndroj këtu si një burrë i hidhur, por thjesht dua të shijoj jetën time tani ndërsa e kam atë."/Burimi: BBC.

maurice hastings shba

Sondazh

Poll