Bota

Von der Leyen mbyll turin ballkanik në Malin e Zi, ndihma që pritet të zbusë krizën energjetike

KE-ja tha për “Vijesti” se detajet e mbështetjes financiare, shuma dhe mënyra e shpërndarjes do t’i bëjë të ditur von der Leyen në konferencën e sotme për media me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Qeveria tha se presin mbështetje prej 30 deri në 40 milionë euro.

29 Tetor 2022, 08:55 Nga d.a.
Von der Leyen mbyll turin ballkanik në Malin e Zi, ndihma që pritet
Von der leyen

MAL I ZI- Mali i Zi do të marrë mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian për tejkalimin e krizës së pritshme energjetike dhe kjo është arsyeja kryesore e vizitës së sotme të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Podgoricë.

KE-ja tha për “Vijesti” se detajet e mbështetjes financiare, shuma dhe mënyra e shpërndarjes do t’i bëjë të ditur von der Leyen në konferencën e sotme për media me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Qeveria tha se presin mbështetje prej 30 deri në 40 milionë euro.

BE ka përgatitur një paketë prej 500 milionë euro në mbështetje të pakthyeshme për të gjithë Ballkanin Perëndimor për të ndihmuar rajonin të përballet me krizën energjetike, të shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjisë për shkak të luftës në Ukrainë. Në kuadër të vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen para Podgoricës vizitoi Shkupin, Tiranën, Sarajevën, Prishtinën dhe Beogradin.

“BE ka premtuar 500 milionë euro për të përmirësuar infrastrukturën energjetike në Ballkanin Perëndimor”, tha Von der Leyen të mërkurën në Maqedoninë e Veriut në ndalesën e parë të turneut të saj në rajon.

Ajo tha se ndihma për atë vend fillon me 80 milionë euro mbështetje direkte buxhetore për të ndihmuar në zgjidhjen e ndikimit të çmimeve të larta të energjisë.

“Sigurisht që do të vijnë më shumë. Për shembull, ka 500 milionë euro grante për të gjithë rajonin për të investuar në lidhjet e energjisë, efiçencën e energjisë dhe sigurisht energjinë e rinovueshme”, tha Von der Leyen, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë nga karburantet fosile ruse.

Në Sarajevë, ajo tha se 71 milionë euro janë caktuar në afat të shkurtër për sanimin e pasojave të çmimeve më të larta të energjisë për ekonominë dhe familjet e cenueshme në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ajo ka bërë të ditur se Serbia do të marrë 165 milionë euro ndihmë direkte buxhetore për përballimin e krizës energjetike.

turi i von der leyen ne ballkan

Sondazh

Poll