Bota

Von der Leyen në Bosnje: Dera e BE-së është e hapur, përfitoni nga rasti

Von der Leyen u bëri thirrje krerëve të bashkohen për ta kthyer BiH, ku pothuajse tre të katërtat e popullsisë mbështet anëtarësimin në BE, në një "tokë ëndrrash për të rinjtë".

29 Tetor 2022, 08:42 Nga d.a.
Von der Leyen në Bosnje: Dera e BE-së është e hapur,
von der Leyen

BOSNJE HERCEGOVINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u bëri thirrje dje liderëve të Bosnjë-Hercegovinës që të punojnë së bashku për ta afruar vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas Vjiesti, Von der Leyen u bëri thirrje krerëve të bashkohen për ta kthyer BiH, ku pothuajse tre të katërtat e popullsisë mbështet anëtarësimin në BE, në një "tokë ëndrrash për të rinjtë".

"Dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura, përfitoni nga mundësia dhe përfitoni nga kjo ftesë, tani varet nga ju", u tha ajo politikanëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile gjatë vizitës së saj në Sarajevë, si pjesë e një turneu nëpër vende të Ballkanit Perëndimor.

Këshilli i Ministrave të BE-së do të votojë mbi statusin e kandidatëve në dhjetor, megjithëse analistët dyshojnë se BiH do të jetë në gjendje të trajtojë reformat e nevojshme deri atëherë, veçanërisht duke pasur parasysh se qeveritë e reja nuk janë formuar ende pas zgjedhjeve të 2 tetorit.

Von der Leyen tha se BiH do të marrë 70 milion euro nga paketa e sigurisë energjetike e BE prej 500 milion euro për Ballkanin Perëndimor si mbështetje të menjëhershme për familjet dhe kompanitë në nevojë. Ajo hapi një tunel në autostradën panevropiane, ndërtimi i të cilit u mbështet nga BE-ja me grante në vlerën 542 milionë euro.

Këtë muaj, KE rekomandoi që BiH t'i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në bllok me kushtin që ajo të forcojë demokracinë dhe të ndërmarrë hapa të tjerë, me fokus në funksionalitetin e institucioneve shtetërore dhe shtetin e së drejtës.

Në vitin 2016, BiH aplikoi për t'u anëtarësuar në BE, por pothuajse asgjë nuk u bë në fushën e reformave që u vendosën si të nevojshme për përparimin në rrugën drejt bllokut.

Presidentja e KE-së e filloi turin e saj në Ballkanin Perëndimor me një vizitë në Maqedoninë e Veriut, nga ku njoftoi se Bashkimi Evropian ka përgatitur një paketë mbështetëse për të gjithë Ballkanin Perëndimor për ta ndihmuar atë të përballet me krizën energjetike. Pas Shkupit, von der Leyen ka qëndruar dje në Prishtinë, e më pas ka shkuar në Tiranë. Ajo sot do të niset nga Beogradi për në Sarajevë, ndërsa vizitën në rajon do ta përfundojë sot në Podgoricë.

turi i von der leyen ne ballkan integrimi i bosnje hercegovines ne be

Sondazh

Poll