Bota

Sulm me armë gjatë funeralit në Pensilvani, plagosen 6 persona jashtë kishës (PAMJET)

Incidentet e dhunës me armë kanë marrë jetën e rreth 36,600 njerëzve që nga fillimi i vitit në SHBA.

29 Tetor 2022, 07:33 Nga A.B
Sulm me armë gjatë funeralit në Pensilvani, plagosen 6 persona
Policia

SHBA-Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur jashtë një kishe në Pittsburgh, Pensilvani, SHBA. Një i plagosur ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët nuk janë lënduar rëndë.

Incidenti ndodhi në funeralin e 20-vjeçarit John Horneses Jr., i cili ishte mes tre personave të vrarë pranë një stacioni autobusi në anën veriore të Pittsburgh më 15 tetor.

Policia nuk ka dhënë informacione për identitetin e sulmuesve apo motivin e tyre.

Kur shefi i policisë lokale Richard Fort u pyet nëse ky sulm ishte i lidhur me bandat, ai tha: "Natyrisht ne mendojmë se ka një mosmarrëveshje dhe ne po e shqyrtojmë atë.

Hetimet po vazhdojnë dhe efektivët do të qëndrojnë në zonë. Incidentet e dhunës me armë kanë marrë jetën e rreth 36,600 njerëzve që nga fillimi i vitit në SHBA.

te shtena ne shba pittsburg

Sondazh

Poll