Bota

Dhunoi bashkëshortin e Nancy Pelosit, autori kishte gati LISTËN e politikanëve të tjerë (THIRRJA)

David DePape është arrestuar nga policia. 42 vjeçari u vu në pranga pasi hyri në shtëpinë e Pelosit në San Francisko në orën 2.27 të mëngjesit duke dhunuar 82-vjeçarin Paul Pelosi me një çekiç ndërsa bërtiste 'ku është Nancy'.

29 Tetor 2022, 08:15 Nga A.B
Dhunoi bashkëshortin e Nancy Pelosit, autori kishte gati LISTËN e
David DePape dhe Nancy Pelosi

SHBA- Burri që sulmoi me çekiç bashkëshortin e Nancy Pelosit, Paulin, mëngjesin e së premtes, është një ish-nudist nga Kolumbia Britanike, i cili postonte teori të çmendura konspirative për COVID, fyerje antisemite dhe sharje raciste. 

David DePape është arrestuar nga policia. 42 vjeçari u vu në pranga pasi hyri në shtëpinë e Pelosit në San Francisko në orën 2.27 të mëngjesit duke dhunuar 82-vjeçarin Paul Pelosi me një çekiç ndërsa bërtiste 'ku është Nancy'.

Policët arritën në kohë të gjenin të dyshuarin kur po përleshej me Pelosin.

Dhunoi bashkëshortin e Nancy Pelosit, autori kishte gati LISTËN e

Kur ata arrestuan Depape, ata gjetën një manifest që përmbante bindjet antiqeveritare për COVID dhe një listë të politikanëve të tjerë që ai planifikoi të synonte. 

Pelosi u dërgua në operacion pas dëmtimeve që mori pas sulmit, por pritet të shërohet plotësisht, ndërsa DePape është në paraburgim dhe do të akuzohet për krime të shumta, duke përfshirë tentativën për vrasje. 

Presidenti Joe Biden e quajti sulmin 'të tmerrshëm' dhe republikanët dhe demokratët e dënuan dhunën ndërsa kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve nxitoi nga DC në San Francisko për të qenë në krah të burrit të saj.  

Një i njohur i tij i tha CNN se DePape po luftonte me drogat e forta rreth tetë vjet më parë, por "po përpiqej të krijonte një jetë të re për veten". 

Mediat e tij sociale treguan se ai postoi teori konspirative për origjinën e epidemisë së Covid, për vlefshmërinë e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe në kryengritjen e 6 janarit në Capitol Hill.

david depape nancy pelosi

Sondazh

Poll