Aktualitet

“Shita kokainë për të siguruar para për operacionin e nënës”, dënohet shqiptari I arrestuar në Angli (EMRI)

27 Gusht 2019, 17:21 Nga DOSJA
“Shita kokainë për të siguruar para për operacionin e

ANGLI– Një shqiptar është dënuar sot në Angli, pasi pak kohë më parë ai ishte kapur menjë sasi kokaine. Sipas mediave vendase shqitpari është Abdul Cakalli dhe është dënaur me 3.5 vite burgim.

Cakalli do të vuajë burgun për veprën “posedim dhe shpërndarje droge” në Mbretërinë e Bashkuar.

Mediat angleze shtojnë se 22-vjeçari, kishte hyrë në Britaninë e Madhe ilegalisht, ndërsa u kap teksa ngiste një makinë. Policia britanike i gjeti 22-vjeçarit, 42 pako çamçakizash, brenda të cilave kishte fshehur një sasi droge, e llojit kokainë.

Nga hetimet e kryera u zbulua se Cakalli kishte falsifikuar edhe një patentë portugeze. Pas arrestimit ai pranoi akuzat dhe tha se kishte shitur drogë për të siguruar para, të cilat do t’i përdorte më pas për operimin e nënës në Shqipëri.

Pas vuajtjes së dënimit 22-vjeçari do të dëbohet drejt Shqipërisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 22 vjecari shqiptar abdul cakalli trafikantet shqiptare ne angli trafikimi i kokaines 22 vjecari shqiptar abdul cakalli trafikantet shqiptare ne angli trafikimi i kokaines

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Gusht 2019, 13:32

Zjarr masiv në Pustec, digjen disa hektarë pyje

PUSTEC- Një zjarr masiv ka rënë sot në Pustec. Flakët kanë përfshirë disa hektarë pyjesh, duke djegur një zonë të konsiderueshme pyjore. Ndërkaq, vatrat e zjarr...

Aktualitet 27 Gusht 2019, 12:33

Mbytet një fëmijë në det në Durrës

DURRËS– Është mbytur një fëmijë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e plazhit, pranë pistët “Iliria”.Mësohet se 6-vjeçari...