Aktualitet

Prokuroria e Dibrës regjistron Dosjen 184, në Shtator nis zgjedhja e prokurorëve

27 Gusht 2019, 10:27 Nga DOSJA
Prokuroria e Dibrës regjistron Dosjen 184, në Shtator nis zgjedhja e

DIBËR- Prokuroria e rrethit të Dibrës ka regjistruar dosjen 184, për dyshimet në lidhje me shit-blerjen e votave në Dibër më 2016, pasi Krimet e Rënda shpallën moskompetencë.

Prokuroria e Dibrës aktualisht është vetëm më 3 prokurorë. Pritet që në fillim të muajit shtator, të hidhet shorti mes dy prokurorëve. Drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës, Esmeralda Keshi Cami, nuk do të jetë pjesë e shortit,  pasi ka konflikt interesi me personat nën hetim, konkretisht Arben Keshin, i cili u kap në përgjimet e BILD ndërsa komunikonte me kryeministrin Rama pas përfundimit të votimit në zgjedhjet vendore 2016 në Dibër.

Dosja e Dibrës u përcoll nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pa zhurmë në meskorrikun e këtij viti, pasi prokurori i çështjes Klodian Braho shpalli moskompetencën duke ndryshuar dhe veprën penale nga grup të strukturuar kriminal, në krim të dyshuar në fushatën zgjedhore.

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar më 1910 përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blerja e votave ne diber dosja 184 përgjimet e bild prokuroria e dibres blerja e votave ne diber dosja 184 përgjimet e bild prokuroria e dibres

Sondazh

Poll