Aktualitet

Arrestohet ‘skifterja’ nga Tirana, si u merrte çantat njerëzve dhe çelësat për tu hyrë në banesa

27 Gusht 2019, 12:12 Nga DOSJA
Arrestohet ‘skifterja’ nga Tirana, si u merrte çantat

DURRËS– Një 32-vjeçare nga Tirana është vënë në pranga pasi akuzohet për vjedhje. Bëhet fjalë për qytetaren me inicialet G.L., e cila banonte në Tiranë, por ‘aktivitetin’ e saj e kishte zhvilluar në Durrës.

Mësohet se 32-vjeçarja vidhte çantat e personave të ndryshëm, të cilëve u dinte shtëpitë se ku banonin. Pasi merrte çelësat e shtëpive dhe sendet personale ajo mund të hynte mjaft lehtë në banesa dhe të vidhte.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, 32-vjeçarja ka hyrë në banesën e shtetases M.B. dhe ka marrë një çantë, në të cilën kishte dokumente personale dhe vlera monetare.

Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetasit L. A., banues në Kosovë dhe i ka marrë çantën e dorës. Gjitjashtu ‘skifterja’ nga Tirana dyshohet se është futur në banesën e shtetases L. B. dhe ka tentuar të marrë çelësat e banesës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32 vjecarja durres vjedhje ne banesa arrestohet 32 vjecarja durres vjedhje ne banesa

Sondazh

Poll