Aktualitet

“Jemi Zoti i rrugëve”, banda e frikshme e shqiptarëve tallet me drejtësinë britanike/ Fotot në Instagram bëjnë xhiron

27 Gusht 2019, 13:47 Nga DOSJA
“Jemi Zoti i rrugëve”, banda e frikshme e shqiptarëve

TIRANË– Gangsterët shqiptarë po tallen me sistemin e drejtësisë britanike nga prapa hekurave teksa akuzohen për një varg vjedhjesh të dhunshme përreth Jug-lindje të Anglisë.

The Sun” ka bërë një artikull për shqiptarët e arrestuar në Britani, si anëtarë të bandës famëkeqe Hellbanianz dhe në teskt përshkruhet se si gangsterët postojnë në sociale, teksa ndodhen në burg.

Media ndërkombëtare shkruan gjithashtu se foto janë publikuar në llogaritë private në Instagram të Fabion Kuçit dhe Azem Dajçit, aktualisht duke kryer dënimin për vjedhje të rëndë në  Scrubs Wormwood.

Me tufa me para dhe duke drejtuar gishtin e mesit, të burgosurit shqiptarë tallen me drejtësinë angleze. Në tjetër shqiptar i quajtur Agron Demarku shfaqet mbi shpatullat e një të burgosuri tjetër. Ky i fundit njihet si drejstuesi i një bande kriminale dhe është dënuar me 63 vite burg. Agron Demarku është akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.

Kriminelët shqiptarë janë shfaqur shumë herë në rrjetet sociale, teksa sfidojnë drejtësinë dhe tregojnë fortësinë e tyre.

Ministria e Drejtësisë tha se telefonat celularë iu janë sekuestruar të arrestuarve dhe se llogaritë e medieve sociale i janë bllokuar, por postimet vijojnë të jenë aktive.

Të njohur si ‘Falcons’, këta kriminelë fshihen pas bastisjeve në të tmerrshme shtëpitë në Londër, Kent dhe Surrey.

Banda e quajtur Hellbanianz besohet se fshihet pas një varg krimesh të dhunshme dhe kanë moton “Ne jemi Zoti i rrugëve”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banda e shqiptareve britanike hellbanianz banda e shqiptareve britanike hellbanianz

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Gusht 2019, 13:32

Zjarr masiv në Pustec, digjen disa hektarë pyje

PUSTEC- Një zjarr masiv ka rënë sot në Pustec. Flakët kanë përfshirë disa hektarë pyjesh, duke djegur një zonë të konsiderueshme pyjore. Ndërkaq, vatrat e zjarr...

Aktualitet 27 Gusht 2019, 12:33

Mbytet një fëmijë në det në Durrës

DURRËS– Është mbytur një fëmijë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e plazhit, pranë pistët “Iliria”.Mësohet se 6-vjeçari...