Aktualitet

Donte të vriste nënën me silenciator, kush është 38-vjeçari emigrant i arrestuar në Lushnje? (Emri+detaje)

27 Gusht 2019, 14:54 Nga DOSJA
Donte të vriste nënën me silenciator, kush është

LUSHNJE- Policia bëri të mundur të parandalojë një krim të rëndë në familje ditën e djeshme në fshatin Dushk të Lushnjës.

Një 38-vjeçar, pas një konflikti për motive banale me nënën e tij, ka nxjerrë armën, me të cilën edhe mund të kishte qëlluar në drejtim të saj, në rast se Policia nuk do të kishte ndërhyrë në kohë.

Ndërkohë, sot sipas burimeve të policisë, mësohet se i arrestuari është shtetasi Edmond Kadiu, 38 vjeç, i cili kishte qenë për shumë vite emigrant dhe sapo ishte kthyer në Shqipëri. Ndërsa gjatë kontrollit të kryer në banesë, Policia ka gjetur një pistoletë me silenciator dhe 43 fishekë. Sipas burimeve, mësohet se se i arrestuari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Të paktën kështu ka deklaruar nëna e tij, gjatë dëshmisë që ka dhënë për Policinë, por edhe disa banorë të fshatit. Megjithatë pritet një akt ekspertimi mjeko-ligjor, për të përcaktuar nëse i dyshuari ka probleme mendore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Shtetit njoftoi dje se falë reagimit në kohë të forcave të Policisë së Lushnjës, është bërë i mundur parandalimi i një krim brenda familjes.

“Arrestohet në flagrancë 38-vjeçari, pasi dyshohej se do të kryente krim të rëndë në familje, pas konfliktit me nënën e tij. Sekuestrohet një armë zjarri, pistoletë me silenciator dhe 43 fishekë”, tha dje zyrtarisht Policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Edmond Kadiu, 38 vjeç, banues në Dushk të Lushnjës.

Policia e Lushnjës ka marrë njoftim në rrugë operative se ky shtetas po konfliktohej me nënën e tij, në banesën e tyre, në fshatin Dushk. Policia ka vlerësuar menjëherë informacionin dhe falë reagimit në kohë, u bë e mundur kapja e tij në flagrancë dhe gjetja në trup e një arme zjarri pistoletë me silenciator.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 43 fishekë luftarakë. “Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak’ dhe ‘Dhunë në familje’”, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmond kadiu konflikt me nenen lushnje edmond kadiu konflikt me nenen lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Gusht 2019, 13:32

Zjarr masiv në Pustec, digjen disa hektarë pyje

PUSTEC- Një zjarr masiv ka rënë sot në Pustec. Flakët kanë përfshirë disa hektarë pyjesh, duke djegur një zonë të konsiderueshme pyjore. Ndërkaq, vatrat e zjarr...

Aktualitet 27 Gusht 2019, 12:33

Mbytet një fëmijë në det në Durrës

DURRËS– Është mbytur një fëmijë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e plazhit, pranë pistët “Iliria”.Mësohet se 6-vjeçari...