187 vite burg për grupin e "Zotit të drogës", Prokuroria do 20 vite heqje lirie për Elvis Demçen dhe Ermal Arapajn
Nga kërkesa për 187 vite burg, dënimin më të madh duket se do ta marrë Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj do të marrin dënimin më të lartë, 20 vite heqje lirie.
ITALI- 187 vite burg për organizatën krimianle të bossit të mafias Elvis Demçe. Këto janë përfundimet e Prokurorisë gjatë procesit që është ndjekur me procedurë të shkurtuar. Shqiptari, i cili konsiderohet si "Zoti i drogës" në Itali do të gjykohet për vrasje, grup kriminal, zhvatje, kanosje të personave dhe trafikut të drogës.
Nga kërkesa për 187 vite burg, dënimin më të madh duket se do ta marrë Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj do të marrin dënimin më të lartë, 20 vite heqje lirie. Demçe, 37 vjeç, tashmë i arrestuar, siç rezultoi nga disa përgjime se kishte planifikuar edhe eliminimin e prokurorit që po e hetonte.
“Nuk ishte një shoqatë e zakonshme e dedikuar për shpërndarje droge, por një "kompani" e konsoliduar që donte të zgjeronte gjithnjë e më shumë hapësirat e saj,”- argumentuan prokurorët në sallën e gjyqit. Por tani e gjitha është në dorë të gjyqtarit të çështjes, i cili do të vendosë mbi fatin e shqiptarëve me një të rënë të çekanit.
Demçe u arrestua në janar me disa anëtarë të grupit të tij. Bashkë me ta u arrestua dhe rivali i tyre më i fortë e ‘ushtarët’ e tij, Ermal Arapaj. Hetimet për Demçen kishin nisur që në vitin 2020, kur forcat e rendit ushtruan kontroll në shtëpinë e tij në Prenestino. Mediat italiane shkruanin për të: Me Elvisin, Roma është e përmbytur me tonelata kokaine, të cilat kthehen në paleta parash. Por, në fakt, pasuria nuk mjafton. Ai ka nevojë për gjak. Përpiqet më kot të vrasë, Arapaj. Por nuk i japin kohë. Ai arrestohet. Dhe, disa muaj më vonë, Europol arrin të marrë në dorë një server të dedikuar të quajtur “Sky Etc”, i cili përmban bisedat e koduara të 170 kriminelëve të bindur se ata mund të flasin lirshëm. Ka edhe ato të Elvisit dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Janë fotot e viktimave të klanit dhe madje persona që u kanë drejtuar armën në kokë. /roma.corriere.it
Sondazh
DETAJE nga megaaksioni në Korçë, grupi kriminal drejtohej nga "Rreli i Nazifit" (EMRI)
Foto ilustruese KORÇË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me megaoperacionin e zhvilluar në Korçë, ku 23 person...
Finalizohet "Knock Down 2"/ 50 mln lekë, 38 makina e drogë, çfarë iu sekuestruar grupit kriminal në Korçë, ku e merrnin 'furnizimin'
Foto ilustruese KORÇË- Një grup i strukturuar kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjeve të drogës është sh...
Situata me COVID-19 në Shqipëri/ MSH: 22 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije të dhënat më të fundit lidhur me pandemi...
Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, trajleri merr përpara barrierat mbrojtëse të urës
Pamje nga aksidenti në Dragostunjë LIBRAZHD- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Librazhd-Përrenjas, ku ësht&eu...
Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED bën vlerësimin e tre kandidaturave, Gent Ibrahimi i pari
Arta Vorpsi, Gent Ibrahimi dhe Arta Marku TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka bërë vlerësimin e tre ka...
Dibër, mollët kalben në pemë/ Fermerët në Shupenzë dhe Gjoricë: Punuam kot, nuk po shiten
Adem Kraja Dibra dhe Korça janë dy nga rajonet që kanë prodhimtari më të lartë dhe kujdesen më shumë pë...
Iku COVID, por erdhi gripi. Është gjetur virusi i tipit A, nis edhe vaksinimi i personave më të rrezikuar
Foto ilustruese Izolohen rastet e para të prekura nga virusi i gripit. Në Institutin e Shëndetit Publik bashkë me morinë e viroza...
Kreu i KLSH ‘shkrin së qeshuri’ deputetët: Braçe, për ty do flas në fund. Socialisti: Po, po, rrofsh
Komisioni i Ekonomisë TIRANË- Deputetët janë ‘shkrirë së qeshuri’ nga përgjigjia që ka dhënë ...
DETAJE/ Sherri me leva në Përmet, policia: Mbetën tre persona të plagosur
PËRMET- Sherri në Përmet ka lënë pas 3 persona të plagosur. Sherri fillimisht ka nisur mes 5 persona, për arsye që...
Festa e Greqisë/ Ambasadorja greke viziton varrezat në Këlcyrë e Bularat. Policia merr masat për të shmangur trazirat e mundshme
Pamje nga ceremonia BULARAT- Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Sofi Filipidhu dhe Konsulli i Përgjithshëm grek, Sekretar i Për...
