Art&Argëtim

Beqari milioner luan minifutboll për Halloween, shënon me maskë dhe kthehet në Batman

Ishte goli i Fatmir Hysenbelliut, beqarit milioner që në minutën e fundit i dha fitoren pas asistit të bukur të marrë nga Gjikola. Me maskën e Batman, Hysenbelliu shënoi e festoi duke qenë se jemi në prag të Halloween.

27 Tetor 2022, 16:25 Nga DOSJA
Beqari milioner luan minifutboll për Halloween, shënon me maskë
Fatmir Hysenbelliu

TIRANË- Prestige ka kapur kuotën e 15 pikëve, duke regjistruar një bilanc tepër pozitiv me 19 gola të shënuar. Dhe kjo falë fitores së radhës që shënoi në Sunday League Albania, pasi mposhti me rezultatin 6-0 skuadrën Albamer në takimin e javës së pestë të Grupit A. Ishte goli i Fatmir Hysenbelliut, beqarit milioner që në minutën e fundit i dha fitoren pas asistit të bukur të marrë nga Gjikola. Me maskën e Batman, Hysenbelliu shënoi e festoi duke qenë se jemi në prag të Halloween.

Beqari milioner luan minifutboll për Halloween, shënon me maskë
Fatmir Hysenbelliu

Kjo shënon një ecuri perfekte për Prestige që vijon marshimin me pikë të plota në kampionatin “9×9” ku protagonizmin e ka marrë si gjithmonë ylli i ekipit. Ndeshja u zhvillua dje në kompleksin “Skënder Halili”, një takim i dominuar nga Prestige.

Prestige kaloi në avantazh që në minutën e 8. Në minitën 21, Prestige gjrti mundësinë për golin e dytë, që erdhi pas një aksioni model me shumë pasime. Hysenbelliu vertikalizoi mjaft mirë dhe i dërgoi shifrat në 2-0, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.

Pjesa e dytë sërish startoi me gol. Një tjetër asist i Hysenbelliut i dha golin e katërt Prestige. Shumë shpejt erdhi goli i pestë, ndërsa të gjashtin e shënoi sërish Hysenbelliu. Qershia mbi tortë që këtë herë mbante maskën e Batman!

fatmir hysenbelliu

Sondazh

Poll