Bota

Sulmi në Itali, Galliani tregon detaje për gjendjen e Pablo Mari: Ka një plagë të thellë në shpinë

Galliani tha se Mari ka një plagë të thellë në shpinë, por që nuk i rrezikohet jeta.

28 Tetor 2022, 09:12 Nga F.M
Sulmi në Itali, Galliani tregon detaje për gjendjen e Pablo Mari: Ka
Adriano Galliani

ITALI- Adriano Galliani, drejtori menaxhues i Monzas ka treguar gjendjen shëndetësore të mbrojtësit të ekipit të tij, Pablo Mari që mbeti i plagosur në sulmin e supermarketit në qendrën tregtare Assago. I pyetur nga TG2, Galliani tha se Mari ka një plagë të thellë në shpinë, por që nuk i rrezikohet jeta. Ai tha më tej se ishte tronditur kur kishte marrë vesh që punonjësi i supërmarketit kishte ndërruar jetë.

“Fatkeqësisht mora një lajm të tmerrshëm, ka vdekur arkëtari i supermarketit. Përsa i përket Pablo Mari ai kishte një plagë mjaft të thellë në shpinë, deportuese, e cila megjithatë nuk preku organet vitale si mushkëritë apo të tjerat. Ai nuk është në rrezik për jetën, sigurisht që ka probleme por duhet të shërohet sa më shpejt, ka muskuj të dëmtuar. Ai është i vetdijshëm, më thanë se infermierët po e operojnë,”- është shprehur drejtori sportiv i Monza.

Sulmi ndodhi një natë më parë brenda një supermarketi në Itali. Një 46-vjeçar ka goditur me thikë disa persona duke lënë pas një të vdekur, e 5 të plagosur. Personi në fjalë, ende i paidentikuar, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai ka marrë një thikë në market dhe ka nisur që të qëllojë të gjithë njerëzit që i kanë dalë para.

adriano galliani plagoset pablo marì sulm ne itali

Sondazh

Poll