Aktualitet

La sobën e zjarrit ndezur, merr flakë godina pranë liqenit në Kukës, ndërron jetë 82-vjeçari

I moshuari i cili jetonte vetëm është djegur. 

28 Tetor 2022, 07:27 Nga A.B
La sobën e zjarrit ndezur, merr flakë godina pranë liqenit
Banesa

KUKËS- Një 82-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme. I moshuari i identifikuar si Shefik Krasniqi ka vdekur për shkak të zjarrit që përfshiu godinën ku banonte në afërsi të liqenit të Kukësit. Forcat blu sqarojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40. I moshuari, dyshohet se ka lënë ndezur gjatë natës sobën me dru zjarri. Për pasojë, i moshuari i cili jetonte vetëm është djegur. 

La sobën e zjarrit ndezur, merr flakë godina pranë liqenit

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të  ngjarjes.

La sobën e zjarrit ndezur, merr flakë godina pranë liqenit

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë  dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e  plotë të rrethanave të  ngjarjes.

vdes 82-vjecari ne kukes kukes shefik krasniqi

Sondazh

Poll