Aktualitet

Plagosja me armë zjarri tek Kodra e Diellit, Policia jep DETAJE: Kemi identifikuar autorin

Sipas informacionit zyrtar, i plagosur ka mbetur 35-vjeçari Jonian Shehu, ndërkohë që i dyshuari kryesor për ngjarjen, Olsi Bllaci është shpallur në kërkim.

27 Tetor 2022, 22:37 Nga k.m.
Plagosja me armë zjarri tek Kodra e Diellit, Policia jep DETAJE: Kemi
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë informacion në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë pas sherrit mes fqinjëve. Sipas informacionit zyrtar, i plagosur ka mbetur 35-vjeçari Jonian Shehu, ndërkohë që i dyshuari kryesor për ngjarjen, Olsi Bllaci është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, identifikohet e shpallet në kërkim autori. Më datë 27.10.2022, rreth orës 21:50, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, shtetasi J. Sh., 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë shkuar në vendngjarje, te Kodra e Diellit, dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar shtetasit O. B. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Sh. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

plagosje tek kodra e diellit tirane jonian shehu olsi bllaci

Sondazh

Poll