Aktualitet

Po lëvizte me kalë, humb jetën 75-vjeçari në Peqin

Mësohet se i moshuari ishte duke lëvizur me një karrocë që tërhiqej nga kali.

27 Tetor 2022, 22:00 Nga I.A
Po lëvizte me kalë, humb jetën 75-vjeçari në Peqin
Foto Ilustruese

PEQIN- Një 75-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Gjevor të Peqinit. Mësohet se i moshuari ishte duke lëvizur me një karrocë që tërhiqej nga kali. Por ka rënë nga karroca dhe ka humbur jetën për shkak të plagëve të ka marrë. 

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 20:50, në fshatin Gjevor, Peqin, dyshohet që shtetasi F. H. , 75 vjeç, duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore (kalë), dyshohet se ka rënë nga karroca dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

humb jeten i moshuari ne peqin

Sondazh

Poll