Aktualitet

Shpërthimi me 7 të plagosur, bllokohet karburanti në Lezhë

27 Gusht 2019, 09:19 Nga DOSJA
Shpërthimi me 7 të plagosur, bllokohet karburanti në Lezhë

LEZHË– Është bllokuar pika e karburantit, e cila pak ditë më parë shpërtheu duke lënë të plagosur 7 persona. Karburanti në Lezhë është bllokuar nga ISHTI-ja, pasi nuk plotësonte kushtet e sigurisë.

Grupi i inspektorëve ka mbërritur mesditën e sotme, në orën 12:00, në pikën e karburantit për ta bllokuar atë, për shkak të mos plotësimit të kushteve të sigurisë.

Tre ditë më parë, 7 persona mbetën të plagosur nga shpërthimi i dy bombolave të gazit në këtë biznes. Mes të plagosurve ishin edhe dy vajza të vogla, 2 dhe 5 vjeçe.

Dy prej të plagosurve ndodhen në QSUT në Tiranë pasi kanë marrë dëmtime të shumta në të gjithë trupin. Njëri është në gjendje të rëndq pasi rezulton i djegur në shkallën 40 për qind.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet karburanti ne lezhe shperthen karburanti ne lezhe bllokohet karburanti ne lezhe shperthen karburanti ne lezhe

Sondazh

Poll