I dënuar përjetë për 16 kg hashash, apeli i shqiptarit nga burgu grek: Më siguroni një avokat, po kalbem këtu
27 Gusht 2019, 09:03Nga DOSJA
GREQI- Një 54, i cili u kap me 16 kg hashash, u dënua me burgim të përjetshëm dhe po vuan dënimin në burgun e Xanias në Greqi.
Shaban Veizi ka rrëfyer në një intervistë për gazetarin shqiptar në Athinë, Shpëtim Zinxhiria se po kalbet në burg dhe se askush ende nuk i ka siguruar një avokat.
54–vjeçari nga Konispoli përbën një rastet e rralla për drejtësinë greke dhe për indiferentizmin e shtetit shqiptar.
I dënuar më 2004 me burgim të përjetshëm nga drejtësia e vendit fqinjë për trafikimin e 16 kg hashash, një dënim i paparë dhe i padëgjuar ndonjëherë dhe me një gjyq që zgjati vetëm 2 minuta”.
Por sipas tij, “çudia më e madhe është për shtetin shqiptar, për Ambasadën Shqiptare në Athinë apo edhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, me të cilin pas një komunikimi me telefon tregoi se sa i pashpirt është”, raporton Syri.
Ai thotë se dënimi ekstrem vjen vetëm për shkakun se Veizi është pjesë e komunitetit çam.
Më 15 maj të këtij viti shqiptari kishte gjyqin ne Gjykatën e Shkallës së Lartë, por si shqiptar apo ÇAM, atij nuk i kishin dhënë avokat, kështu qe shqiptari kërkoi shtyrjen e gjyqit, i cili do të bëhet me 18 shtator të këtij viti, por edhe këtë radhe shqiptari shkon pa avokat mbrojtës.”
Nga burgu, shqiptari 54-vjeçar, baba i dy fëmijëve, i kërkon shtetit shqiptar të jetë prezent në gjykimin e tij për të parë si dënohen shqiptarët, gjithashtu kërkon ndihmën e shtetit shqiptar që të ndërhyjë për të siguruar edhe një avokat mbrojtës për 54 -vjeçarin.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Lufta kundër informalitetit është zhvendosur tashmë në fushën e cigareve, duhanit, pijeve alkolike dhe produkteve të akcizës. Drejtori i Përgjithsh...
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka ndryshuar masën për dy të arrestuarit për zjarrin e rënë që dogji për disa ditë malin e Shëngjinit në Lezhë. Gjykata ka vendosur...
LUSHNJË– Një banesë ka marrë flakë në qytetin e Lushnjes. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Flakët kanë rrethuar banesën që ndodhet në qend...
TIRANË– Ambasada amerikane ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shpjegon se çfarë është Byroja Kombëtare e Hetimit, një nga institucionet e ...
TIRANË– Lajden Kadilli është personi që ka kërcënuar me armë dy djemtë e deputetit socialist Spartak Braho, Kreshnikun dhe Arbrin. Dosja.al ka mësuar se ës...
TIRANË– Policia ka marrë masa për ruajtjen e familjes së deputetit të Partisë Socialiste Spartak Braho pas bërjes publik të lajmit se dy djemtë e tij, Kres...
ZIVCËR- Prej të shtunës në mëngjes një gnjare ka tronditur Zvicrën. Në binarët e hekurudhës në qytetin Thun të Kantonit të Bernës është gjetur një kufomë e...
TIRANË- Policia e Durrësit për Dosja.al konfirmoi sherrin e ndodhur, ku i përfshirë ishte dhe Arbër Braho, djali i deputetit të PS, Spartak Brahos.Sipas Po...
TIRANË- Merkato mediatike nuk ka të ndalur këtë verë. Pas shumë lëvizje të moderatorëve të njohur nga një ekran në tjetrin, tashmë ka filluar dhe lëvizja e...