Aktualitet

'Më vëj 10 mijë tek Sevillia'/ Baste sportive në lokal, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari në Tiranë

Policia sqaron se i arrestuari është identifikuar me iniciale D. Ç., banues në Tiranë, i cili do të japë llogari për veprën penale “organizimi i lotarive të palejuara”.

27 Tetor 2022, 16:01 Nga a.l
'Më vëj 10 mijë tek Sevillia'/ Baste sportive në
Lojera fati

TIRANË-- Një 54- vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap duke vendosur baste sportive në një lokal në kryeqytet. Policia sqaron se i arrestuari është identifikuar me iniciale D. Ç., banues në Tiranë, i cili do të japë llogari për veprën penale “organizimi i lotarive të palejuara”.

Njofitmi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar "Fati i lojërave". Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i organizimit të lotarive të palejuara. Vihet në pranga 1 shtetas, sekuestrohet aparati celular që përdorte për vënien e basteve sportive. 
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur 1 rast të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare. Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi: - D. Ç., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë, në një lokal, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

lojera fati tirane operacioni fati i lojërave

Sondazh

Poll