Aktualitet

Autori i disa vjedhjeve në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

Ai ka vjedhur materiale elektrike, pajisje kuzhinë si dhe vegla pune. 

27 Tetor 2022, 16:00 Nga I.A
Autori i disa vjedhjeve në Durrës, arrestohet 37-vjeçari
Foto Ilustruese

DURRËS- Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës për vjedhje. Mësohet se 37-vjeçari ka vjedhur në mënyrë të përsëritur sende dhe pajisje nga banesa të ndryshme. Ai ka vjedhur materiale elektrike, pajisje kuzhinë si dhe vegla pune.  

Njoftimi i policisë:

Vidhte gjatë natës, në mënyrë të përsëritur, sende dhe pajisje, në subjekte dhe banesa të ndryshme, në qytetin e Durrësit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 37-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve të tyre para përgjegjësisë penale, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: – Xh. K., 37 vjeç, banues në lagjen nr. 12, Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e një shtetasi. Në kuadër të operacionit “Mesnata”, u bë gjithashtu zbardhja e 3 vjedhjeve të tjera dhe i 1 tentative për vjedhje, autori i të cilave dyshohet të jetë shtetasi Xh. K., konkretisht: Më datë 14.10.2022, ka vjedhur disa vegla pune në një servis; Më datë 24.10.2022, ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi tjetër, si dhe ka vjedhur disa materiale elektrike, në një servis; Më datë 25.10.2022, ka vjedhur pajisje elektrike në kuzhinën e një shkolle jopublike. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

vjedhje ne durres

Sondazh

Poll