Aktualitet

Shtyhet për në shtator afati i aplikimeve për t’u bërë drejtor burgjesh, deri më tani 30 kërkesa

27 Gusht 2019, 07:28 Nga DOSJA
Shtyhet për në shtator afati i aplikimeve për t’u

TIRANË– Është shtyrë afati i aplikimeve për t’u bërë drejtor burgjesh deri më 30 gusht. Vendimi është marrë nga ministrja e Drejtësisë Etila Gjonaj dhe Drejtori i Burgjeve Agim Ismaili.

Afati ishte vendosur deri më datë 26 gusht, po është shtyrë me 4 ditë nga ministrja. 

Të gjithë ata që dëshirojnë që të konkurrojnë për këtë post duhet të dinë se data e fundit e aplikimeve është 30 gushti. Mësohet se deri  më tani kanë aplikuar 30 persona për të marrë postin si Drejtor në burgje. 

” Personat e interesuar për të aplikuar për pozicionet Drejtor në IEVP, njoftohen për shtyrjen e afatit të dorëzimit të aplikimeve deri në datën 30.8.2019.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve mund të bëhet nëpërmjet postës eletronike [email protected] dorazi brenda kësaj date, në Ministrinë e Drejtësisë.

Aplikimet e doprëzuara deri më tani, në dy mënyrat e mësipërme, janë të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim pas datës 30.8.2019,“- thuhet në njoftimin për shtyrjen e afateve të aplikimit.

Gjithashtu bëhet me dije se në muajin shtator pritet të ndërrohen të gjithë drejtuesit e burgjeve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim ismaili aplikime per drejtor burgjesh etilda gjonaj agim ismaili aplikime per drejtor burgjesh etilda gjonaj

Sondazh

Poll