Bota

Von der Leyen takohet me Kurtin: Do t’iu mbështesim për liberalizimin e vizave

Von Der Leyen deklaron se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se tashmë diskutimet kanë rifilluar në Bruksel.

27 Tetor 2022, 12:57 Nga A.B
Von der Leyen takohet me Kurtin: Do t’iu mbështesim për
Von Der Leyen dhe Albin Kurti

KOSOVË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Me këtë të fundit ajo ka biseduar për çështjen e liberalizimit të vizave. Von der Leyen ka shkruan në 'Twitter' se Komisioni Evropian beson që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se tashmë diskutimet kanë rifilluar në Bruksel.

“Ne do të iu mbështesim në çfarëdo mënyre që mundemi”, ka shkruar ajo.

Von der Leyen takohet me Kurtin: Do t’iu mbështesim për

Von Der Leyen u takua paraditen e sotme me presidenten Vjosa Osmani. Pak orë më pas ajo do të vijë në Tiranë, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama. Këto takime, po zhvillohen nga Leyen në kuadër të turit ballkanik. 

albin kurti ursula von der leyen ne kosove

Sondazh

Poll