Bota

Vuçiç: Nëse Kosova vijon me kërcënime, serbët do rezistojnë

Në një deklartë për mediat Vuçiç tha se është njohur me kërkesat e përfaqësuesve të listës serbe dhe vështirësitë me të cilat ata po hasen në prag të skadimit të ultimatumit të dhënë nga qeveria e Kosovës për regjistrimin e mjeteve, shkruan Euronews Serbia.

27 Tetor 2022, 12:02 Nga e.k
Vuçiç: Nëse Kosova vijon me kërcënime, serbët
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku është shprehur i gatshëm për të vijuar bisedimet me Kosovën. Mirëpo, ai tha se nëse qeveria e Kosovës vijon me kërcënime atëherë do të përballen me qëndresën demokratike të qytetarëve serbë dhe se qeveria serbe nuk do e lejojë presekutimin e popullit serbë. Në një deklaratë për mediat Vuçiç tha se është njohur me kërkesat e përfaqësuesve të listës serbe dhe vështirësitë me të cilat ata po hasen në prag të skadimit të ultimatumit të dhënë nga qeveria e Kosovës për regjistrimin e mjeteve, shkruan Euronews Serbia.

“Plani i tyre (i Kosovës) është që ato vetura të lëshojnë (Kosovën) duke mos lejuar që të kthehen në territorin e Kosovës”, tha ai.

Vuçiç tha se ky nuk është momenti i duhur për një veprim të tillë nga ana e qeverisë së Kosovës pasi jo të gjithë qytetarët serbë që jetojnë në Veri janë pajisur me targa RKS. Ai tha se Prishtina në vend që të tregojë qëndrueshmëri vijon me kërcënime duke kërcënuar kështu stabilitetin dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë. 

"Pra, nuk do të ketë 17 mars, as veprime të ngjashme kundër popullit serb”, tha Vuçiç.

Kryeministri i kosovës, Albin Kurti pavarësisht thirrjeve dhe të ndërkombëtarëve është i vendosur që mos të ketë shtyrje të reciprocidentit. Nga ana tjetër i delegguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka kërkuar nga qeveria e Kosovës një shtyrje të paktën dhe me 11 muaj në mënyrë që të mos ketë trazira që dëmtojnë dialogun e arritur deri më tani.

aleksander vucic

Sondazh

Poll