“Burokrat i korruptuar”/ Ambasadori britanik u përgjigjet akuzave të Berishës: S'kam ndërmend të bëj komente konkrete
Alastair King-Smith tha se ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion, ta dinë se nuk do t’u shpëtojnë veprimeve të Britanisë.
BRITANI E MADHE- Ambasadori britanik Alastair King-Smith ka folur për akuzat ndaj tij të kruet të PD-së, Sali Berisha. Ky i fundit e etiketoi si “burokrat të korruptuar”. Sot, në një intervistë në emisionin “Në shënjestër", Alastair King-Smith tha se ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion, ta dinë se nuk do t’u shpëtojnë veprimeve të Britanisë.
“Përsëri, theksoj se nuk do të komentoj për raste individuale. Natyrisht, ne kemi një partneritet midis institucioneve të drejtësisë këtu dhe institucioneve të drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar. Aty ku ka kërkesë për ta bërë këtë, por nuk do të komentoj për raste individuale. Nuk kam ndërmend të bëj komente konkrete veçse të them se në një kohë kur zgjedhjet lokale po afrohen. Ne e dimë që politikanët ndonjëherë bëjnë akuza dhe përpiqen të bëjnë deklarata në mbështetje të qëllimeve të tyre politike. Ky nuk është roli i ne diplomatëve. Si ambasador britanik, unë jam këtu për të përfaqësuar qeverinë dhe popullin britanik. Do të sigurohem të bëj këtë. Do t’i shpjegoj sa më qartë politikat e qeverisë britanike. Por nuk më takon mua të shkëmbej akuza apo komente,” – tha ai.
Por çfarë tha Berisha për ambasadorin?
"Të pretendosh se paskam bashkëpunim me organizatat kriminale pse në një gjullurdi një njeri vjen dhe thyen derën, duhet të jesh asgjë më shumë, asgjë më pak, sesa një burokrat i korruptuar fund e krye. Kam besim të plotë tek drejtësia e Mbretërisë së Bashkuara. Pra, ka një vit e gjysëm që zonja Yuri Kim thotë “fakte kemi, por nuk mund t’i themi” se nuk i thotë pasi nuk ka. Po të thonë, do të turpërohen se të gjitha janë gatuar në kuzhinën e George Soros, kësaj monstre të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, këtij armiku të kombit shqiptar dhe ndaj nuk dalin. Kurse Britania e Madhe është një vend me procedurë shumë më transparente, pasi ka të përcaktuar edhe rrugën që duhet të ndiqet kundër vendimit."
Sondazh
Departamentet në PD, Bylykbashi: Zgjidhen tre prej drejtuesve të tyre
Foto nga mbledhja TIRANË- Organizimi i brendshëm në Partinë Demokratike po vijon. Sot janë zgjedhur 3 drejtuesi departamentes...
"Do nisin konsultat me ‘mjeshtrit’"/ "Kupa e botës" apo protesta? Berisha e lë mundësinë e hapur: Gjithçka do diskutohet...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për sezonin e protestave që do të nisë opozita, takimi...
“Tani e kuptoj pse njerëzit nuk kanë pasur besim”/ Ambasadori britanik: Duhen më shumë rezultate konkrete nga reforma në drejtësi
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik, Alastair King-Smith ka folur në lidhje me reformën në drejtësi në vend. I ft...
“Vula” e PD në gjykatë, Berisha: Ambasadorja Yuri Kim ka bërë gjithçka për të ndërhyrë në proces, gjyqtarja shiti veten
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për padinë në gjykatë mbi çështjen e vul&...
"Basha është kthyer 3 herë nga rruga për në SHBA", Berisha: Nëse ka frikë burgun, të marrë statusin e të penduarit
Sali Berisha TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është rikthyer sërish çështjes së fina...
“Trafikantët e qenieve njerëzore kanë në shënjestër të rinjtë”, ambasadori britanik: Duhet t’i godasim!
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik Alastair King-Smith ka folur në lidhje me shqiptarët që emigrojnë në angli. I...
Ambasadori britanik: Në listën tonë të “non gratave” ka dhe biznesmenë
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik, Alastair King-Smith ka deklaruar se ka një listë të gjatë të shqiptarwve t&e...
“Amnistia fiskale dhe rreziku që mund t’i sjellë Shqipërisë?”, ambasadori britanik: Nuk ka rrugëdalje, mund të shfrytëzohet nga kriminelët!
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik Alastair King-Smith, foli edhe për amnistinë fiskale. Gjatë një interviste pë...
“A fuqizoi vendim non grata kreun e PD-së?” Ambasadori britanik: Partitë të zgjedhin kandidatë të lirë nga krimi dhe korrupsioni!
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik Alastair King-Smith ka folur sot për reformën në drejtësi si edhe për shpallj...
Vangjel Dule zbulon kërkesën që i ka bërë Berishës: Në 3 bashki do kemi kandidaturat tona
Vangjel Dule TIRANË- Vangjel Dule, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka zbuluar kërkesën që ka për z...
