Bota

Dialogu Strategjik SHBA-Shqipëri, Sekretari Blinken: Diskutuam për prioritetet e përbashkëta

Blinken deklaron se SHBA i qëndron krah për krah Shqipërisë.

27 Tetor 2022, 08:37 Nga A.B
Dialogu Strategjik SHBA-Shqipëri, Sekretari Blinken: Diskutuam për
Blinken dhe Xhacka

SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar pas takimit ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. Nëpërmjet një statusi, ai tregon se në takim kanë diskutuar për prioritetet e përbashkëta SHBA-Shqipëri për reformën territoriale. Po ashtu, ai bën të ditur se në bisedime ka qënë dhe mbrojtja kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtia. 

POSTIMI I BLINKEN:

Mirë të shoh mikja ime Olta Xhacka qe të festojmë një Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri. Ne diskutuam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej kohësh.

Në Departamentin e Shtetit ditën e martë u mbajt, takimi i marrëdhënies politike mes SHBA- Shqipëri, dialogu i partneritetit strategjik. Në dialog morën pjesë përfaqësues nga 6 ministri si dhe nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Mbrojtes, ai i Tregëtisë, Korporata Financiare për Zhvillimin Ndërkombëtar.

antony blinken olta xhacka

Sondazh

Poll