Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 35-vjeçari në Berat (EMRI)

Nertil Hoxha, në vitin 2016, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, ka tentuar të transportojë një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

27 Tetor 2022, 08:24 Nga A.B
I shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve
Policia

BERAT- Nertil Hoxha arrestohet nga policia. 35-vjeçari ishte i shpallur në kërkim si bashkëpuntor në tentativë për transportim të lëndëve narkotike. Operacioni policor i koduar “Rrjeta”, bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e Hoxhës, banues në Dimal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 14.11.2018, e ka dënuar këtë person, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Hoxha, në vitin 2016, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, ka tentuar të transportojë një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet dhe vihet në pranga, 35-vjeçari i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në tentativën për transportim të lëndëve narkotike. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nisur dhe nga informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e DVP Berat, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeta”, si rezultat i të cilit, në qytetin e Tiranës, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim Nertil Hoxha, 35 vjeç, banues në Dimal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 14.11.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shtetasi Nertil Hoxha, në vitin 2016, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka tentuar të transportojë një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

arrestim ne berat nertil hoxha

Sondazh

Poll