Art&Argëtim

Noizy? Rozana Radi zbulon bashkëpunimin e radhës: Është përsëritje

Rozana Radi zbuloi disa detaje dhe tha se projekti do të vije në bashkëpunim me një tjetër artist që është reper. Por zgjodhi që të mos e përmendte emrin e tij.

26 Tetor 2022, 22:56 Nga k.m.
Noizy? Rozana Radi zbulon bashkëpunimin e radhës: Është
Rozana Radi dhe Noizy

TIRANË- Këngëtarja Rozana Radi ka zbuluar se së shpejti do të vije me një projekt të ri muzikor që ndryshe nga projektet e kohëve të fundit, do të ketë një këngë ritmike. Gjatë intervistës së saj për emisionin “Goca dhe Gra”, Rozana Radi zbuloi disa detaje dhe tha se projekti do të vije në bashkëpunim me një tjetër artist që është reper. Por zgjodhi që të mos e përmendte emrin e tij.

“Unë kam hequr dorë nga koncertet ka kohë, këndoj vetëm nëpër festivale. Unë jam duke punuar tani për një projekt muzikor. Unë do të bëj një këngë tjetër ritmike me një reper, por me atë do ta mbyll karrierën e këngëve ritmike. Është një reper që përsëritet,”- tha Rozana Radi. 

Duke qenë se foli për një emër që përsëritet, i cili nuk mund të jetë ishi i saj MC Kresha, mendohet se është reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy. Ai pati bashkëpunimin e parë me këngëtaren, duke realizuar së bashku këngën "Mr.Yesturday".

rozana radi noizy

Sondazh

Poll