Art&Argëtim

Rihanna "rrëzon nga froni" Kanye West, pas prishjes së kontratës me Adidas reperi nuk është më në "klubin e miliarderëve"

Informacioni se kontrata e West ishte “nën shqyrtim” dihej që në fillim të tetorit, megjithatë, marka e njohur e veshjeve sportive tashmë zyrtarisht e ka bërë vendimin të pafavorshëm për artistin. Marrëveshja e Kanye West me kompaninë gjermane i dha atij 1.5 miliardë dollarë. 

26 Tetor 2022, 16:02 Nga d.a.
Rihanna "rrëzon nga froni" Kanye West, pas prishjes së
Rihanna dhe West

SHBA- Pas përfundimit të bashkëpunimit me Adidas, reperi Kanye West nuk i përket më “klubit të miliarderëve”. Reperi humbi titullin pasi marka e njohur vendosi t'i jepte fund partneritetit të tyre pas komenteve antisemitiste që ai bëri në rrjetet sociale.

"Pas një shqyrtimi të plotë, kompania ka marrë vendimin për t'i dhënë fund partneritetit me Ye. Adidas nuk toleron antisemitizmin apo ndonjë formë tjetër të gjuhës së urrejtjes”, tha grupi në një deklaratë.

Informacioni se kontrata e West ishte “nën shqyrtim” dihej që në fillim të tetorit, megjithatë, marka e njohur e veshjeve sportive tashmë zyrtarisht e ka bërë vendimin të pafavorshëm për artistin. Marrëveshja e Kanye West me kompaninë gjermane i dha atij 1.5 miliardë dollarë. 

Faqja zyrtare e Forbes pretendon se vlera e pasurisë së tij, pa marrëveshjen e tij me Adidas, do të shkonte në 400 milionë dollarë. Bashkëpunimi i reperit me Adidas nisi në vitin 2013, kur bashkërisht lansuan markën, ‘Yeezy’. Megjithatë, kjo nuk ishte e vetmja kompani që e ndërpreu bashkëpunimin me reperin. GAP, Balenciaga dhe Vogue e ndoqën shembullin.

Automatikisht, të ardhurat e reperit zvogëlohen, pasi marrëveshjet e tij me markat e përmendura ishin ato që e ndihmuan atë të "ndërtonte perandorinë e tij" dhe të ndiqte një mënyrë jetese luksoze. Për momentin, vendin e tij në "klubin e miliarderëve" e zuri Rihanna, me një pasuri neto prej 1.4 miliardë dollarësh. 

Përveçse këngëtare, ylli 34-vjeçar i R&B është një sipërmarrëse e suksesshme edhe në fushën e kozmetikës, ku kompania që ka në pronësi i ka sjellë shumë të ardhura.

Përveç titullit të Forbes, Rihanna është gjithashtu miliarderja e parë e bërë vetë dhe gruaja e parë nën 40 vjeç që hyn në listën e miliardereve femra amerikane, falë linjës së saj kozmetike dhe 30% që ajo mban në linjën e saj të të brendshmeve.

kanye west rihanna

Sondazh

Poll