Art&Argëtim

VIDEO/ Publikuan momentin që i bie të fikët në promon e BBV 2, revoltohet Fifi: Po ma shkatërroni jetën

Ajo ka deklaruar se televizioni po mundohet dhe po kënaqet duke ia ulur vlerat këngëtares, në mënyrë që njerëzit të fillojnë e të flasin sërish keq për të.  

26 Tetor 2022, 22:39 Nga I.A
 
VIDEO/ Publikuan momentin që i bie të fikët në promon e BBV
Fifi

TIRANË- Publikimi i promos së Big Brother Vip 2 ka gëzuar shumë persona që e ndjekin programin, por ka mërzitur ish-konkurrenten e këtij programi këngëtaren Filoreta Raçi. Me anë të një Instastory, Fifi ka reaguar e revoltuar pasi në promon e publikuar nga Top Channel del një pjesë kur këngëtares i bie të fikët. Ajo ka deklaruar se televizioni po mundohet dhe po kënaqet duke ia ulur vlerat këngëtares, në mënyrë që njerëzit të fillojnë e të flasin sërish keq për të.  

"Kaq shumë jeni kënaqur me faktin që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njëri, si artiste, me rrëzu përtokë, mos të jetë e lumtur. Me ja nis me i shti njerëzit me fol për mua prapë prej fillimit, me më sha dhe me hangër m*t për mua. Tash ka me ja nis prap njerëzit me fol për mua negativisht. Faleminderit edhe për 4 vjet që më keni dhënë bukë për të ngrënë, faleminderit që po ma shkatërroni jetën, faleminderit që nuk po ma lini të harrojë një skenë shumë të rëndë për mua dhe familjen time," thotë Fifi ndër të tjera.

Top Channel duket se i është përgjigjur kësaj deklarate nga ana e Fifit duke e hequr pjesën kur Fifit i bie të fikët nga promoja dhe kanë shpërndarë një video tjetër ku momenti që këngëtarja humb ndjenjat nuk është.  

bbv big brother vip 2 filoreta raçi

Sondazh

Poll