Art&Argëtim

"Po të ha bukën unë ty, më lër rehat", përgjigja epike e Ermal Metës kur italianët e pyesnin pse kishte shkuar atje

Meta u shpreh se si 13-vjeçar që ishte shumë gjëra nuk i kishte kuptuar por që mundohej të kuptonte nga rrethanat. Ai tregon se shumë e pyesnin se pse kishte shkuar atje hde ai nuk dinte ti përgjigjej pasi nuk e kuptonte ndryshimin duke mos e njohur ende realitetin italian.

26 Tetor 2022, 19:46 Nga d.a.
"Po të ha bukën unë ty, më lër rehat",
Ermal Meta

TIRANË- Këngëtari shqiptar, i cili ka ndërtuar karrierën e tij në Itali, Ermal Meta ka folur si rrallëherë për fillimimet e tij kur u largua nga Shqipëria drejt Italisë. Në një intervistë në "Ftesë në 5" Meta u shpreh se si 13-vjeçar që ishte shumë gjëra nuk i kishte kuptuar por që mundohej të kuptonte nga rrethanat. Ai tregon se shumë e pyesnin se pse kishte shkuar atje hde ai nuk dinte ti përgjigjej pasi nuk e kuptonte ndryshimin duke mos e njohur ende realitetin italian.

"Përgjigjet e mia ishin të gjysmuara, si psh shikoni punën tuaj më lëni rehat, po të ha bukën unë ty më lër rehat"- tha Meta se ishin disa nga përgjigjet e tij.

Ermali ka folur shpesh për të kaluarën e tij dhe periudhën që ka jetuar në Shqipëri në qytetin e tij të lindjes. Ai ka ndërtuar një karrierë të sukseshme në vendin fqinj ku ka marrë pjesë në Sanremo dhe madje e ka fituar atë duke përfaqësuar Italinë në Eurovizion.

ermal meta

Sondazh

Poll