Politike

“Vula” e PD në gjykatë, Berisha: Ambasadorja Yuri Kim ka bërë gjithçka për të ndërhyrë në proces, gjyqtarja shiti veten

Sali Berisha theksoi se në këtë çështje, gjykatësja "shiti", sipas tij veten për ata që dorëzuan padinë.

26 Tetor 2022, 21:02 Nga k.m.
“Vula” e PD në gjykatë, Berisha: Ambasadorja Yuri Kim ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për padinë në gjykatë mbi çështjen e vulës së partisë. Në një intervistë për emisionin "Debat", Berisha theksoi se në këtë çështje, gjykatësja "shiti", sipas tij veten për ata që dorëzuan padinë. Ndër të tjera kryedemokrati, shkoi edhe më tej duke thënë se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndikuar te gjyqtarja.

“Ata që shpresojnë te Edi Rama, shpresojnë te Edi Rama dhe ajo është zgjidhja e tyre. Të mendosh se gjykatësja Muçi shiti, në konceptin profesional, veten e vet për ata që dorëzuan padinë. Ajo u urdhërua të marrë atë vendim nga Edi Rama. Siç kam denoncuar dhe siç e ka pohuar edhe vet nga zonja Kim, nëpërmjet Erjon Veliajt, të cilit i kërkoi të bëjë gjithçka për të shpallur palë ata që nuk ishin palë. Veliaj kontrollonte Vettingun e gjykatëses Muçi. Kjo është një nga aferat më korruptive,”- u shpreh Berisha.

 

sali berisha

Sondazh

Poll