Politike

VKM/ Pas takimit të sotëm online, miratohen dy marrëveshje në kuadër të Open Balkan

Këto dy vendime janë miratuar nga vetë kryeministri Edi Rama, pas koordinimit që ka pasur sot me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç si dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski në kuadër të Ballkanit të Hapur. 

26 Tetor 2022, 19:20 Nga I.A
 
VKM/ Pas takimit të sotëm online, miratohen dy marrëveshje
Edi Rama, Dimitar Kovaçevski dhe Aleksander Vuçiç

TIRANË- Marrëveshja e bashkëpunimit për mbrojtjen ndaj katastrofave është miratuar ditën e sotme me vendim të Këshillit të Ministrave, së bashku me marrëveshjen për mekanizmat e sigurimit të ushqimit për Ballkanin Perëndimor. Këto dy vendime janë miratuar nga vetë kryeministri Edi Rama, pas koordinimit që ka pasur sot me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç si dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski në kuadër të Ballkanit të Hapur. Vendimi i parë i miratuar ka të bëj me bashkëpunimin e vendeve për mbrojtjen nga katastrofat, ndërsa vendimi i dytë ka të bëj me mekanizmat në lidhje me sigurimin e ushqimit në Ballkanin Perëndimor. 

Njoftimi i VKM:

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES MBI BASHKËPUNIMIN PËR MBROJTJEN NDAJ KATASTROFAVE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes mbi bashkëpunimin për mbrojtjen ndaj katastrofave në Ballkanin Perëndimor, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Njoftimi i VKM:

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES PËR MEKANIZMAT E SIGURIMIT TË USHQIMIT NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes “Për mekanizmat e sigurimit të ushqimit në Ballkanin Perëndimor”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

vkm aleksandër vuçiç edi rama dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll