Politike

"Basha është kthyer 3 herë nga rruga për në SHBA", Berisha: Nëse ka frikë burgun, të marrë statusin e të penduarit

Kryedemokrati tha se është informuar se Basha është kthyer 3 herë nga rruga për në SHBA pikërish për çështjen ‘Muzin’, pasi kishte një dosje të hapur.

26 Tetor 2022, 21:00 Nga k.m.
"Basha është kthyer 3 herë nga rruga për në
Sali Berisha

TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është rikthyer sërish çështjes së financimeve ruse për PD, për të cilën i ka kërkuar llogari edhe paraardhësit të tij në detyrë, Lulzim Bashës. Sipas tij, nëse ai ka frikë nga burgu është mirë që të marrë statusin e të penduarit. Në një intervistë për emisionin "Debat", kryedemokrati tha se është informuar se Basha është kthyer 3 herë nga rruga për në SHBA pikërish për çështjen ‘Muzin’, pasi kishte një dosje të hapur.

“Ato që unë kam deklaruar janë të njohura. Basha ka pasur një problem në SHBA, e sigurt, por që mund ta ketë zgjidhur. Ky është një problem tjetër. Di që jo një, por 3 herë është kthyer nga rruga për në SHBA pasi i kanë thënë që ke dosjen ‘Muzin’. Dhe pastaj është akuzuar zyrtarisht nga inteligjenca e SHBA dhe një zëdhënës i SHBA se PD ka marrë financime ruse. Basha duhet të sqarojë me çdo kusht problemin e financimit rus, ai është një kusht. Ka deklaruar se nuk është e vërtetë, por është e papranueshme nëse nuk thotë ku i ka marrë 625 mijë dollarë dhe si i ka kaluar në Skoci. Nëse ka frikë të futet në burg të kërkojë statusin e të penduarit dhe të flasë”, tha Berisha.

Po ashtu, ai u shpreh se ai nuk e dinte që Basha kishte marrë para nga rusët. Sipas Berishës, Rama kishte informacion dhe mbylli dosjen.

“Rama e ka ditur se kemi të bëjmë me financim rus. Unë nuk e kam besuar kurrë se ai mund të kishte marrë para ruse dhe kam hedhur poshtë artikullin. Por kur unë jam informuar nga diaspora shqiptare në Amerikë, por kemi firmosur letër të bardhë, me idenë se ndihmojmë PD-në, atëherë unë kam denoncuar publikisht, më 14 prill. Unë kam thënë se Rama po mbyll dosjen e financimit rus të Lulzim Bashës. Prokuroria nuk ka bërë asnjë hetim serioz për të gjetur burimin e parave të Bashës. Drejtësia shqiptare kishte çdo mundësi për ta hetuar. Drejtësia shqiptare ka mundësi edhe sot për ta hetuar”, tha Berisha.

Më tej, Berisha u shpreh se nuk mund të bëjë një denoncim për këtë çështje pasi nuk ka asnjë provë të re.

sali berisha lulzim basha lobingu rus ne shqiperi lobingu rus ne pd

Sondazh

Poll