Aktualitet

Një vit nga vizita e fundit/ Von der Leyen vjen nesër në Tiranë, zbardhet axhenda

Sipas axhendës, presidentja e Komisionit Evropian fillimisht do të pritet në aeroportin Nënë Tereza dhe më pas mesditës do të ketë një takim në kryeministri dhe një konferencë për shtyp aty.

26 Tetor 2022, 18:45 Nga a.l
Një vit nga vizita e fundit/ Von der Leyen vjen nesër në
Von der Leyen

TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen do të vizitojë nesër Tiranën në kuadër të vizitave në Ballkanin Perëndimor, ku duhet theksuar se kjo është vizita e dytë në vendin tonë brenda një viti. Sipas axhendës, presidentja e Komisionit Evropian fillimisht do të pritet në aeroportin Nënë Tereza dhe më pas mesditës do të ketë një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë, Edi Rama, ku edhe do të mbajë një konferencë për shtyp.

Agjenda:

Programi i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në Tiranë, 27 Tetor 2022

14.30 - Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

15.45 - Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri

Plane dhe Foto me link

16.30 - Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri.

Sot Leyen vizitoi Maqedoninë e Veriut, ndërsa të premten do të zhvillojë një takim me kreun e vendeve fqinje Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë. Vizita e presidentes së Komisionit Evropian do të përmbyllet të shtunën, ku do të vizitojë Malin e Zi./ Dosja.al 

Sondazh

Poll