Aktualitet

Protestat për rritjen e pagave, Universiteti i Mjekësisë rrit me 8% rrogat e pedagogëve

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 5 tetor, për rritje të pagës me 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga vetë institucioni, Universiteti i Mjekësisë është bërë i pari që ka marrë vendimin.

26 Tetor 2022, 18:03 Nga k.m.
Protestat për rritjen e pagave, Universiteti i Mjekësisë rrit me
Universiteti i Mjekësisë

TIRANË- Universiteti i Mjekësisë është i pari që ka rritur pagat e pedagogëve. Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 5 tetor, për rritje të pagës me 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga vetë institucioni, Universiteti i Mjekësisë është bërë i pari që ka marrë vendimin.

Sot, me një vendim të Bordit të Administrimit të Universitetit të Mjekësisë thuhet është vendosur rritja në bazë të VKM-së, ndërkohë që është miratuar gjithashtu edhe ndryshimi në buxhetin e vitit 2022, në vlerën 400 000 (katërqind mijë) lekë që do të shkojnë vetëm për paga e të gjithë pedagogëve, e 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, për sigurime shoqërore dhe shëndetësore, me burim financimi nga të ardhurat e veta, për Fakultetin e Mjekësisë Dentare.

Më 5 tetor, Qeveria ka vendosur që të rrisë vetëm me 7% pagën e pedagogëve, edhe pse ata kërkojnë rritje prej 50%, kërkesa e tyre nuk u plotësua. Paga e tyre vetëm 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit.

universiteti i mjekësisë protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll